E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon kryetari i komunes Dajt Qefalia pas vendimit per shkarkim

Ka reaguar Kryetari i Komunes Dajt Kujtim Qefalia pas vendimit te Keshillit te Ministrave per shkarkimin e tij. Qefalia e ka cilesuar kete vendim me prapavije politike pasi ne detyren e ushtruar nuk ka kryer asnje shkelje ligjore. Jam shqetesuar nga arroganca dhe arbitrariteti i ketij vendimi te cilin e konsideroj te pabaze. Deshiroj te theksoj se ky eshte nje vendim kryekeput politik kunder zhvillimit dhe suksesit te arritur nen drejtimin tim dhe te stafit tim ne komunen e Dajtit. Rasti im eshte thjesht episodi me i fundit dhe nje nga me te turpshmit i luftes qe po u ben qeveria njesive vendore qe nuk kontrollohen prej saj- tha Qefalia.
Ai ka shtuar se per kete vendim do te depozitoje ankimim ne Gjykaten Kushtetuese. Nuk kam asgje per te fshehur dhe padyshim qe do ta kontestoj kete vendim duke e cuar ceshtjen time perpara drejtesise.- ka theksuar ai duke shtuar se qeveria do ta marre pergjigjen ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor.
Keshilli i Ministrave gjithashtu ka miratuar vendimin per shkarkimin nga detyra per shkelje te renda ligjore edhe te kryetarit te komunes Gose Sinan Shala.

Kushtetuta ne nenin 115 qe i jep te drejte Keshillit te Ministrave per te shkarkuar te zgjedhurin e njesive qeverisese vendore parashikon gjithashtu edhe ankimin e ceshtjes nga keta te fundit. Pika dy e ketij neni parashikon qe Organi i shperndare ose i shkarkuar mund te ankohet ne Gjykaten Kushtetuese brenda 15 diteve dhe ne kete rast vendimi i Keshillit te Ministrave pezullohet. Ndersa ne rastin e mosushtrimit te se drejtes se ankimit brenda 15 diteve ose ne rastin e lenies ne fuqi te vendimit te Keshillit te Ministrave nga Gjykata Kushtetuese Presidenti i Republikes cakton daten e zgjedhjeve ne njesine vendore perkatese.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›