Kuvendi: Japim shpjegim për çdo qindarkë të shpenzuar

Pas deklaratës së deputetes, Shegushe Ligori se kryeparlamentarja Topalli pasurohet duke përdorur postin, ka reaguar administrata e Kuvendit. Në njoftimin për shtyp thuhet se administrata e Kuvendit nuk çuditet me halucinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit.
Në deklaratë thuhet se administrata është e hapur t'i japë asaj dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion.
" Ligori ende nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk firmos për asnjë lek. Kryetari firmos vetëm ligje, rezoluta, vendime e marrëveshje të miratuara nga seanca plenare.Kryetari i Kuvendit paguhet bazuar në ligj si çdo paraardhës i saj, në këtë post. Administrata hedh poshtë me përbuzje si të turpshme e qesharake shpifjet e Z. Rama përmes Shegushe Ligorit", përfundon deklarata.