E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi: Opozita të caktojë emrat e saj për Asamblenë e Këshillit të Evropës

Tiranë, 24 janar NOA Zyra e shtypit e
Kuvendit të Shqipërisë ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës ka bërë të ditur se mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e
Këshillit të Evropës.

Sipas deklaratës Kastriot Islami ka qenë anëtar
i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe
mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë
delegacion.

Sipas Kuvendit çdo interpretim tjetër është
spekulativ dhe abuziv.

Kuvendit fton opozitën të përcaktojë emrat
e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, Asamblesë së
NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera përfundon deklarata e
Kuvendit.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›