LSI Meta Aleanca per Qytetarin jo slogan realitet i ri
Levizja Socialiste per Integrim prezantoi dje ne qytetin e Permetit kandidatin per kryetar Bashkie Kujtim Hoxha. Kreu i LSI-se dhe perfaqesues te Partise Demokratike ne nje takim te zhvilluar ne qytetin e Permetit kane theksuar se kjo kandidature do te perfaqesoje vlerat me te mira per koalicionin Aleanca per Qytetarin. Meta nder te tjera ka vene theksin fuqishem ne keto zgjedhje duke i cilesuar fituese per forcen e tyre. Sfida jone eshte sherbim ndaj qytatarit. Zgjedhjet e 8 majit zgjedhje per qytetarin. Aleanca per qytetarin fituese ne daten 8 maj - tha Meta. Gjate fjales pershendetese z. Meta u shpreh me optimizem per fitoren e z. Sinojmeri ne Gjirokaster sepse sipas tij jo vetem qe ky eshte nje koalicion i fitores dhe kete gje do e tregoje ne 8 maj por ashtu sikurse eshte z. Sinojmeri qe perfaqeson qytetarin e denje te ketij qyteti ashtu jane te gjithe kandidatet e zgjedhur nga kjo mazhorance. Sepse motoja jone - tha Meta - eshte qytetari dhe per qytetarin ndaj dhe koalicioni yne quhet Aleanca per Qytetarin. Eumlshte nje konvertim me pasion dhe dashuri per te ardhmen e ketij qyteti qe nuk eshte i shtrenjte vetem per gjirokastritet por per te gjithe vendin tone si nje nga vlerat me te cmuara historike dhe kulturore nje qytet qe nuk ka nevoje per beton por ka nevoje per pasion dhe dashuri ka nevoje per perkujdesje per vizion per bashkepunim. Nje qytet qe nuk mund te drejtohet me me arrogance me arbitraritet. Nje qytet qe duhet te drejtohet me bashkepunim me te gjithe grupet e interesit me te gjithe perfaqesuesit e ketij qyteti te mrekullueshem. Nje qytet qe eshte shume i rendesishem per te gjithe Shqiperine. Nje qytet qe te gjitha vlerat tij kulturore duhet ti shnderroje ne potenciale te shpejta ne rritjen e mireqenies se ketij komuniteti - deklaroi z.Ilir Meta.