Kavaje Berisha inauguron Pallatin e Kultures vlera 236 milione leke
Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e Pallatit te ri te Kultures ne Kavaje nje investim i qeverise shqiptare me vlere 236 milione leke. Pallati i Kultures nje qender multifunksionale mban emrin Kavaljon qe eshte edhe emri me i hershem i qytetit te Kavajes. Duke vizituar ambientet e ketij Pallati Kryeministri i shprehu drejtuesve vendore te pranishem se qeveria do te mbeshtese te gjithe perpjekjen e tyre per te shnderruar kete pallat ne nje qender te fuqishme te jetes kulturore artistike por edhe shkencore te studimeve me te gjitha potencialet e saj. Kryeministri Berisha vizitoi ekspoziten e arteve figurative e celur ne ambientet e Pallatit te Kultures ku u njoh nga afer me punimet e artisteve kavajas qe jetojne brenda dhe jashte vendit. Ai vizitoi edhe sallen e bibliotekes si dhe biblioteken elektronike. Duke i vleresuar per punen e bere Kryeministri u shpreh Ju uroj nje fitore te thelle ne Kavaje dhe mbare Shqiperine. Nje fitore dinjitoze per te nderuar Josif Buden dhe te gjithe qytetaret e Kavajes dhe te mbare Shqiperise ne kete 20 vjetor te permbysjes se regjimit diktatorial te bllokmeneve hoxhiste qellimi eshte qe te shkojme drejt ketyre zgjedhjeve me vendosmerine me te madhe per nje proces zgjedhor me te bukur qe ka njohur Shqiperia. Per nje proces zgjedhor ku dinjiteti dhe vullneti i cdo qytetari te respektohet dhe te shprehet lirshem. Natyrisht shtoi ai qe qytetaret nuk e kane ndermend te votojne per ndonje gje tjeter vecse per ato qe ju interesojne atyre femijeve te tyre fqinjeve te tyre komuniteteve bashkive dhe komunave. Ne tha Kryeministri duhet ta shnderrojme kete fushate ne nje fushate me njerezore qe eshte zhvilluar ndonjehere dhe per kete arsye edhe aleancen ne e quajtem Aleanca e Qytetarit. Per kete arsye ne te gjithe programin tone do ta fokusojme do ta boshtezojme tek qytetari per qytetarin me qytetarin. Kjo mbetet si rruga me e sigurt per objektivin tone madhor per te ndertuar gjate saj mijera projekte qe i duhen ketij vendi per tu shnderruar ne nje Shqiperi te zhvilluar. Kavaljoni eshte nje deshmi e kesaj perpjekje e kesaj deshire dhe ju e pare se cfare ekspozite cfare mundesie u krijua per piktor per skulptoret artistet e Kavajes ne pame vetem artet pamore sepse Kavaja ka potenciale shume te medha krijues kulturore dhe ashtu sic pame ate ekspozite te mrekullueshme te veprave do te thosha dhe kryeveprave ne pikturen tone te talenteve por edhe te piktoreve me te moshuar. Pra sic pame ate ekspoze ne hollet e saj jepet garanci nga drejtori qe te gjitha mjediset e saj do te shnderrohen ne mjedise te ketyre aktiviteteve pra koncerteve librarise librarise dixhitale te shfaqjes se filmave pra do te jete nje epiqender e fuqishme e nxitjes e zhvillimit te kultures dhe arteve ne kete qytete te talenteve te medha - u shpreh Kryeministri Sali Berisha.