E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, Ruci sfide Berishes: Te hapim kutine e Ruzhdies

Rozeta Rapushi

Deputetet e Partise Socialiste, nderprene dje pas gjashte muajsh, bojkotin ndaj Kuvendit me kushtin qe mazhoranca te miratoje nje projektligj qe lejon hapjen e kutive te votimit si dhe amendim te rregullores se Kuvendit, po per kete ceshtje. "Ne kerkojme hetim te plote te zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit. Ne te kundert, ne do te jemi ne krye te protestave. Ju kemi sjelle dy propozimet. Duke e kthyer ne ligj hapjen e kutive, nuk do te kete me probleme as sot as kurre, as per opoziten e sotme, as per ate te nesermen",-tha nga foltorja e kuvendit, perfaqesuesi i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Duke iu drejtuar ne emer, kryeministrit Sali Berisha, Ruci tha se opozita eshte ne Parlament per t'i dhene nje shans mazhorances qe te zgjidhe krizen politike. Madje Ruci, paralajmeroi se "nese Kuvendi nuk arrin te gjeje nje zgjidhje edhe ne keto kushte, atehere do te jete populli qe do te marre ne dore zgjidhjen e ketij konflikti. Nje pushtet qe vjedh votat, mund te vjedh cdo gje. Ne nuk kerkojme pushtetin, por hapjen e kutive, ku populli ka dhene vendimin e tij per pushtet. Ose qeverisni me transparence, ose duhet te largoheni, per t'i dhene popullit te drejten e vendimmarrjes", beri thirrje deputeti socialist. Duke marre nje shembull konkret Ruci i kerkoi kryeministrit Berisha, qe te hape para syve te te gjitheve ne Kuvend, kutine qe kreu i qeverise e permend aq shume, ate te Ruzhdies ne Fier. Sipas Rucit, nese gjate numerimit te kesaj kutie, nuk del qarte mekanizmi i vjedhjes se votave, atehere ai eshte i gatshem te largohet nga politika. "Ne emer te grupit socialist, ne emer te kryetarit te Partise Socialiste, une deklaroj ketu se nese nga kjo kuti nuk del, mekanizmi i vjedhjes dhe bindja jone se zgjedhjet jane kercenuar seriozisht, une jap doreheqjen nga e tere skena politike dhe shkoj ne shtepi bashke me tete deputetet e PS-se ne Qarkun e Fierit", beri ftese publike Ruci, duke theksuar se refuzimin e mazhorances dhe kryeministrit Sali Berisha per kete kerkese, do e kercenonte si trembje nga korrupsioni i bere me kutite. Ai beri te qarte, se socialistet nuk do te terhiqen kurre nga fusha e betejes dhe madje jo vetem ata, por i gjithe populli i majte dhe i djathte. "Kutite hapen dhe rihapen, zgjedhjet behen dhe ribehen. Nuk ka ku ri kjo pune, ndaj ne nuk do te ndalemi", theksoi Ruci. "Ta harroni ju edhe kushdo, se PS mund te lodhet, dorezohet apo percahet nga ju. Topi eshte ne fushen tuaj zoti Berisha dhe ne presim reagimin tuaj mbi propozimet tona per miratimin e projektligjit qe lejon hapjen e kutive. Ne moment nuk e pretendojme dhe ne por koha e marrjes se vendimit duhet te jete e shpejte", tha Ruci.

Kuvendi

Batutat mes Rucit dhe Berishes, ne seance

Gramoz Ruci: Ta harroni ju edhe kushdo, se Partia Socialiste mund te lodhet, dorezohet apo percahet nga ju. Topi eshte ne fushen tuaj zoti Berisha dhe ne presim reagimin tuaj mbi propozimet tona per miratimin e projektligjit qe lejon hapjen e kutive. Ne moment nuk e pretendojme dhe ne por koha e marrjes se vendimit duhet te jete e shpejte.

Sali Berisha: Zoti Ruci, e mbyllet fjalen duke me thene se topi eshte ne fushen time. Po te bej nje shpjegim. Ne rinine time te hershme, ne fshatin tim nuk kishte toke, por une kisha nje kale dhe qe ate dite e deri me sot, une kam mbetur kavalier. Cfare t'i beje topit une i dashur.

Gramoz Ruci: Ju thate se jeni kavalier, e keni hipur ne kale. Mire kur e ke kalin, por kur behet fjala qe kali ka ngordhur, si mund te jesh kavalier. Po te japim kohe per te zgjidhur krizen, qe te sherojme kalin, jo kavalierin. Ne te kundert opozita eshte e detyruar te largohet nga salla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›