E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PS braktisin Kuvendin, pa caktim

Nje ore zgjati dje qendrimi i deputeteve te Partise Socialiste ne seancen e tyre te pare plenare, pas zgjedhjes ne 28 qershor. Ndonese te paret dhe te perpikte ne orar, si rralle ndonjehere ne oren 17:00, socialistet e lane sallen, nje ore pas celjes se seances pasi nuk moren nje pergjigje te menjehershme dhe pozitive nga mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha per hapjen e kutive te votimit. Ne fillim te seances, Gramoz Ruci, tha se socialistet nuk hyne ne Kuvend per t'u betuar dhe per t'u larguar. Po sapo u mbyllen diskutimet, te gjithe opozitaret lane sallen e Kuvendit. Pergjigja e kryetarit te grupit demokrat, Astrit Patozi dhe e kryeministrit Sali Berisha me pas, se ne dore e ka pushteti gjyqesor, duket se nuk u pelqeu deputeteve socialiste, qe menjehere u larguan pas mbylljes se diskutimeve mbi kete ceshtje. "Per t'i dhene fund kesaj krize me burreri e kuraje, qe te mos kete kurre zgjedhje si te shkuarat, ne kemi ardhur t'u dorezojme celesin qe hap deren tone ne Kuvend. Ju takon ju nese e doni opoziten ne salle, apo bashke me popullin ne rruge", paralajmeroi Ruci, duke shtuar se opozita eshte e detyruar qe te largohet nga salla. Pas tij dolen te gjithe deputetet socialiste, perfshire ata, pjese e Levizjes se Mendimit Ndryshe. Largimi i deputeteve socialist, u shoqerua me disa shtrengime duarsh ne ate ane te salles se Kuvendit, ku karriget e deputeteve te mazhorances jane afer me ato te grupit socialist. Si edhe me disa thirrje nga demokratet, te emrave te deputeteve te LMN-se, qe te qendrojne ne salle. Por pa rezultat, pasi grupi i selise roze, ishte unik pavaresisht qendrimeve te ndryshme. I vetmi deputet socialist, i cili nuk mundi te kryeje betimin e tij diten e djeshme per arsye shendetesore, ishte Arben Isaraj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›