E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me gure furgoni i bankes

Persona ende te paidentifikuar kane ndermarre dje nje sulm me gure ndaj furgonit te blinduar, qe transportonte vlera te konsiderueshme monetare drejt nje filiali te "Raiffeisen Bank" ne qytetin e Shkodres. Mesohet se automjeti eshte demtuar ne xhamin e perparme, i cili eshte ciflosur. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne rrugen automobilistike midis kalase dhe lumit Buna, teksa autokolona e vogel levizte ne drejtim te daljes nga qyteti.
Automjeti i blinduar, tip furgon, Benz-Mercedes, me targe TR 7476 H, drejtohej nga 60-vjecari Fatlum Faja nga qyteti i Shkodres, ndersa eshte goditur me gure. Xhami i perparme eshte thyer ne nje pjese te tij dhe ka disa ciflosje perreth. Pas ketij mjeti ka qene duke udhetuar automjeti shoqerues, autoveture, tip "Mercedes Benz", me targe Tr 6510 C, me drejtues Sabri Danin, se bashku me dy police. Mesohet se automjeti i dyte nuk ka pesuar demtime. Uniformat blu kane marre ne pyetje drejtuesit dhe shoqeruesit e mjeteve, si dhe kane kryer keqyrjen e vendit te ngjarjes.
Policia e Shkodres mesohet se nuk ka ende nje piste ne lidhje me ngjarjen e djeshme. Nuk dihet ende me siguri, nese behet fjale per nje tentative grabitjeje apo me nje sulm personash te papergjegjshem. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut bene te ditur mbreme, se te dyja pistat jane te hapura. Nga veprimet e para hetimore, te kryera, rezulton se xhami i pare i automjetit, ne krahun e shoferit, eshte goditur nga jashte nga nje objekt i forte. Ekspertet thane se eshte shkaktuar nje demtim jo tejshpues, me ciflosje te lehte te siperfaqes se jashtme te tij, si dhe disa plasaritje te lehta perreth ciflosjes ne thellesi te xhamit.
Rudina Llazari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›