E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, projekte per dy anet e kufirit me Malin e Zi

Shqiperia do te thelloje shkembimin tregtar dhe bashkepunimin ekonomik me Malin e Zi, ne menyre te vecante me zonat afer kufijve. Zevendeskryeministri, njekohesish Minister i Jashtem, Ilir Meta, gjate takimeve me drejtues politike te partive kryesore shqiptare ne Malin e Zi, tha se eshte e nevojshme venia ne jete e projekteve qe do te ndihmojne ne thellimin e shkembimit tregtar dhe bashkepunimit ekonomik ne te dy anet e kufirit. Gjate takimit me drejtuesit e Komunes Tuz, Kryetarin Smail-Maliq Cunmulaj, Kryetarin e Kuvendit Komunal Nikoll Camaj, Meta theksoi rendesine e rruges Lezhe-Velipoje-Ulqin, duke vecuar edhe ndertimin e Ures mbi Lumin Bune, si dhe te rruges Pllave-Podgorice. Kryetari i Komunes se Ulqinit, Hajdinaga, dhe perfaqesuesit e tjere shqiptare, nenvizuan deshiren e tyre per permiresimin e infrastruktures rrugore dhe lehtesimin e te gjitha procedurave ne pikat e kalimit nderkufitar. Kreu i diplomacise shqiptare, theksoi bashkepunimin shume te mire me Malin e Zi, si dhe shprehu vemendjen e vecante qe qeveria shqiptare i kushton realizimit te projekteve te perbashketa ne fushat e infrastruktures, energjetikes, mjedisit dhe turizmit, si dhe vullnetin per konkretizimin e projektit per mbrojtjen e liqenit te Shkodres dhe zones perreth duke perfshire edhe lumin e Bunes. Po gjate dites se dyte te vizites se tij ne Malin e Zi, Meta zhvilloi takime edhe me drejtuesit e partive kryesore shqiptare. Me konkretisht, Ministri i Jashtem, takoi Kryetarin e Partise Unioni Demokratik i Shqiptareve, Ferhat Dinosha, Kryetarin e Alternatives Shqiptare, Gjergj Camaj, Kryetarin e Lidhjes Demokratike, etj. Gjate takimeve, u diskutua gjeresisht ne lidhje me zhvillimet e brendshme dhe proceset integruese te vendit. Meta, duke konfirmuar mbeshtetjen e plote te qeverise, theksoi rendesine e unitetit te faktorit shqiptar ne Malin e Zi, dhe inkurajoi vazhdimesine e kontributit te tyre ne forcimin e demokracise parlamentare ne vend. Ne kete kuader u nenvizua nevoja per perfshirjen e plote te shqiptareve ne te gjitha nivelet e administrates qendrore e lokale. Takimet vijuan edhe me kreun e Parlamentit Ranko Krivokapic, ku u diskutua mbi historine e perbashket te dy vendeve, si dhe zhvillimin dinamik te marredhenieve shume paleshe. Dy personalitetet vleresuan rendesine e shkembimeve nderparlamentare per nxitjen e dialogut e bashkepunimit politik duke theksuar kontributin e rendesishem te dy parlamenteve ndaj nxitjes dhe ecurise se proceseve integruese te perbashketa rajonale dhe euroatlantike. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›