E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjaken rrugët. Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, 1 i vdekur

FUSHE KRUJE- Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Fushë-Krujës, duke e cuar në tre numrin e aksidenteve vetëm për ditën e sotme. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit 26-vjecari me inicialet L. E, i cili mësohet se kishte vetëm 2 javë i martuar. Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte 26 vjecari. Makina tip Honda me targa italiane CE 7030 HY ka dalë nga rruga në afërsi të aksit Fushë Krujë-Milot dhe është përplasur me një fadromë, e cila qendronte e parkuar në anë të rrugës. Përplasja ka qënë fatale duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.Ndërsa ka përfunduar fatmirësisht pa pasoja një aksident mes dy mjeteve në Qafën e Muzinës në aksin nacional Gjirokastër-Sarandë. Përplasja mes dy mjeteve është shënuar gjatë orëve të vona të pasdites, pasi mjeti tip maune me targa të Sarandës 7551 B, humbi kontrollin duke u përplasur një mjet tjetër tip mikrobus me targa të Gjirokastrës 8894 A. Nga aksidenti nuk janë shënuar të lënduar, por trafiku mbeti i bllokuar për rreth 1 orë duke krijuar veshtirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera. (m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›