E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi grek miraton buxhetin për 2011-ën

Pavarësisht grevave dhe protestave që përfshinë prej më shumë se një jave vendin, parlamenti grek ka miratuar buxhetin për vitin 2011. Pas një seance maratonë, kuvendi ka kaluar në mesnatë paketën me 156 vota pro dhe 142 kundër. "Përmes kësaj pakete në shmangem falimentimin. Ekonomia jone do te shkoje drejt përmirësimit, madje në vitin 2012, ajo do të pësojë rritje. Do të bëjmë gjithçka për të qenë të suksesshëm" - tha kryeministri Papandreu pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm. Synimi i këtij buxheti është ulja e deficitit buxhetor nga 9.4% në 7.4%. Me aprovimin në parlament, Greqia do të vijojë të ndihmën prej 144 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e eurozonës. Të mërkurën qindra punonjës të transportit publik mbajtën greva dhe protesta, duke paralizuar kryeqytetin e Athinës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›