Krasniqi: Nuk kemi dijeni për CD-në
Pavarësisht se ne CD-në e Daut Kadriovskit, për të cilën u deklarua nje dite me pare nënkryetari i grupit parlamentar Socialist Erjon Braçe, permendeshin edhe zyrtare te larte te qeverise ne Prishtinë, madje edhe te vete kryeministrit Thaçi, i implikuar ne afera te krimit te organizuar dhe drogës, qeveria ne Kosovë nuk ka dale me nje qëndrim zyrtar. Vete zedhenesi i qeverise Memli Karsniqi, i pyetur per ketë çështje, ka deklaruar, se gjithçka eshte mjegullt, madje mund te jete edhe keqkuptim. Te merkuren ne Tirane, nënkryetari i grupit parlamentar Erion Braçe beri publike se nje CD e mbërritur ne adresen e selise roze, permbante shantazhe per te dhe kreun e opozites Edi Rama, te cilen ne kete material akuzoheshin per perfshirje ne 2 vrasje dhe trafik droge. Derguesi sipas Braçes ishte Daut Kadriovski, i njohur si person i lidhur me krimin e organizuar dhe i këkruar nga shume shtete të botës. Nder emrat qe permendeshin ne kete CD ishin edhe ai i kryeministrit Thaçi, ai i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, si dhe i nje sere politikanesh te tjere shqiptare ne Kosovë e Maqedoni.
Shpërndaje