AAK-ja jep sinjale pozitive për koalicion
Ndërsa tensionet mes dy partive PDK-së e AKR-së së Bexhet Pacollit kanë nisur pas kërkesës për mospërfshirje në qeveri të ministrave të përfolur për korrupsion, partia tjetër AAK-ja ka lëshuar sinjalet e para pozitive. Duke iu referuar burimeve nga kjo parti, e përditshmja "Zëri" shkruan se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbutur qëndrimet e saj parazgjedhore ku mohohej kategorikisht një koalicion me PDK-në. Për koalicionet do të bisedojmë pas përfundimit të zgjedhjeve në 9 janar, mësohet të ketë thënë Ahmet Isufi i AAK-së, ndërsa shtoi se për këtë çështje ka patur një takim edhe të nënkryetarit Blerim Shala me ambasadorin amerikan Kristofer Dell. Ndërkohë, komisioni qendror i zgjedhjeve ka caktuar tre dite fushatë para procesit të rivotimit me 9 janar në Drenas, Skenderaj, Deçan, e pjesërisht në Lipjan e Malishevë.
Shpërndaje