Kuvendi i Kosovës i dha shuplakë Edi Ramës

14-09-2013 / Gazeta 55
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
Deputetja e Partisë Demokratike, ish kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi për vizitën e Edi Ramës në Kosovë. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Topalli shkruan se Rama u bojkotua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë kështu një mësim të mirë përçarësit të shqiptarëve. “Kuvendi i Kosovës i dha shuplakë Ramës. Deputetët shqiptarë u ngritën dhe bojkotuan fjalimin e tij. Edhe aty foli për bashkim e bëri përçarësin. Premtimet e Papandreut, i paska dhe për Kosovën! Qe besa, or burra, Nuk dij kah t’qajë, Mbasi do t’thirret
Sod derri dajë...”, vijon Topalli duke cituar Anzat e Parnasit – Metamorphosis e Gjergj Fishtës.