E Diel, 1 Nëntor 2026

Olli: Përmirësohet situata, Shqipëria në hartën pa zjarre

Përmirësohet situata nga zjarret në disa zona të vendit ndërsa tashmë mund të themi se Shqipëria ndodhet në hartën pa zjarre.

Në një linjë telefonike për “Ora News”, zëdhënësi i ministrisë së brendshme Leonard Olli ka theksuar se janë dy vatra zjarri të izoluar totalisht.
 

Sipas tij situata është përmirësuar si pasojë e mirë menaxhimit të situatës por kërkoi ndërgjegjësimin e popullatës për të mos shkaktuar më vatra zjarri.
 

“Situata nga zjarret u krijua jo nga keq menaxhimi por si rezultat i zjarrëvënies nga individë të papërgjegjshëm. Rreth 70 persona janë ndaluar nga policia dhe të ndaluarit janë kryesisht nga mosha të rej deri në persona 70 vjeç. Ajoqë kemi mundur të bëjmë është të marrin të gjitha masat duke mbajtur në kontroll të gjitha vatrat” theksoi Olli.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›