E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentohet të grabitet një argjendari

Tentohet të grabitet një argjendari në qytetin e Vlorës.
 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Kinoteatri” ku një person me skafand ka në hyrë në ambjentet e argjendarisë në tentativë për të grabitur bizhuteritë.
 

Ndërsa ka ndeshur në rezistencën e pronarit të argjendarit, grabitësi e ka goditur këtë të fundit me mjete të forta dhe është larguar nga vendngjarja.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat janë vënë në ndjekje të grabitësit i cili është identifikuar dhe policia po bën të mundur arrestimin e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›