Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2010
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e fundit për sivjet, me 66 vota për, 4 kundër dhe pa asnjë abstenim miratuan buxhetin për vitin 2010, me vlerë prej 1 miliard e 461 milionë euro.
Me hapjen e diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm, ishin deputetet e pozitës që kanë dhënë arsyetimet e tyre për të mbështetur dhe votuar buxhetin, ndërsa ato opozitare shprehën kundërshtimet e tyre. Në fillim të seancës, shefi i Grupit parlamentar të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës pika e buxhetit, për faktin se nuk janë respektuar procedurat. “Janë procedurat parlamentare që duhet të respektohen. Sipas tyre një ditë më parë duhet të ishte bërë dorëzimi i materialeve për projekt-buxhetin për vitin 2010 dhe kjo nuk është respektuar”,- ka thënë Makolli. Megjithatë, ligjvënësit e Republikës së Kosovës me 66 vota pro, 4 kundër dhe pa asnjë abstenim e kanë miratuar buxhetin për vitin 2010, në vlerë prej 1 miliard e 461 milionë euro.
4 Janar 2000