E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Serbisë zgjedh sot qeverinë e re

Kuvendi i Serbisë pritet që në seancën e sotme të zgjedhë qeverinë e re. Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar pritet të betohen, pasi të jenë zgjedhur.

Sipas informacioneve, qeveria e re do të ketë 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra, tre nga të cilët do të jenë gjithashtu ministra.

I Mandatuari për formimin e qeverisë së re dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, pritet të jetë kryeministër dhe njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Ministër i Jashtëm pritet të emërohet ambasadori i deritashëm serb në Japoni, Ivan Mërkiç, ndërsa ministër i Mbrojtjes dhe nënkryetar i qeverisë për çështje sigurie pritet të jetë Aleksandar Vuçiç, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, prej së cilës vjen edhe presidenti serb, Tomisllav Nikoliç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›