Sulmi në Bullgari, akuza të ndërsjellta Iran-Izrael

Irani i ka vlerësuar “të pabaza” akuzat izraelite se Teherani është përgjegjës për sulmin me bombë javën e kaluar kundër autobusit me turistë izraelitë në Bullgari.
Duke folur në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbrëmë vonë, ambasadori iranian në OKB, Mohamad Khazai, ka akuzuar Izraelin se e ka kryer sulmin në të cilin u vranë pesë turistë izraelitë dhe shoferi bullgar.
Zëvendës ambasadori izraelit në OKB, Haim Vaksman, këto akuza i vlerësoi si “të tmerrshme, por jobefasuese, pasi vijnë nga qeveria e cila thotë se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ishin teori e konspiracionit dhe se Holokausti nuk ka ekzistuar”.