E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon KQZ të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme vendore Gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve

Deputetët e Komisionit të Ligjeve miratuan sot një projekt-rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ për vitin 2009, ku thuhet se “zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 kanë qenë zgjedhjet më të mirat, më të drejtat dhe më të lira që ka realizuar Shqipëria pas viteve 90, dhe se këto zgjedhje përmbushën shumicën e angazhimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj OSBE. “Komisioni Qendror Zgjedhor në realizimin e zgjedhjeve të 2009, pavarësisht kufizimeve të mëdha kohore, ka përgatitur dhe administruar zgjedhjet e 2009 me profesionalizëm, si dhe ka ndërmarrë një sërë hapash për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor”, thuhet në këtë projekt-rezolute. Më tej, kërkohet nga Kuvendi që KQZ të “përgatitet për zgjedhjet vendore të 2011, me qëllim realizimin e tyre në përmbushjen e standardeve”. Po kështu, u kërkua edhe përpunimi i akteve nënligjore në kompetence të KQZ në përputhje me rekomandimet e dhëna nga raporti përfundimtar të zgjedhjeve OSBE, ODHIR. “Raporti përfundimtar i OSBE, ODHIR për zgjedhjet e 2009 të përbëjë dokument dhe një planveprimi për të përmirësuar të gjithë ato aspektet të veprimtarisë së KQZ, për të cilat është kërkuar përmirësim”, thuhet në projekt-rezolutën e miratuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›