Topalli takim me investitorë të huaj: Shqipëria, ndër 4 vendet në botë me rritje ekonomike Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe President i kompanisë STRABAG, Hans Peter Haselsteiner

Një nga kompanitë më të fuqishme në Evropë për ndërtimet dhe punët publike, STRABAG, shpreh një interes në rritje për investime të mëdha e serioze në Shqipëri. President i kompanisë, Hans Peter Haselsteiner, me përvojë të gjatë në jetën politike dhe ekonomike, u prit sot në takim nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke falënderuar Haselsteiner për investimet e tyre në Shqipëri dhe interesin e vazhdueshëm, Topalli tha se, “Shqipëria ndodhet në momentet e saj më të mira, ndër 4 vendet në botë me rritje ekonomike”. “Investimet janë prioriteti ynë sepse investime do të thotë të ardhura, do të thotë punësim”, deklaroi ajo. Nga ana e tij, zoti Haselsteiner tha se janë të interesuar të investojmë dhe të qëndrojmë gjatë në Shqipëri. “Duam të jemi pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit të infrastrukturës”, deklaroi ai.