Rama letër Fyles: Zgjidhja, peng i maxhorancës

Kreu i PS-së, Edi Rama në një letër komisionerit të BE-së, Stefan Fyle thekson se shpreson se Shqipëria do të marrë lajmin e shumëpritur të liberalizmit të vizave, duke u bërë pjesë e hapësirës së lirë ku edhe shqiptarët, njësoj si fqinjët e tyre, do të mund t'i kalojnë kufijtë Europës pa asnjë pengesë.
"Arsyeja e këtyre rreshtave nuk është ringritja e çështjes tanimë të njohur prej Jush dhe as rirreshtimi i të gjithë argumentave të opozitës shqiptare lidhur me domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve të shkuara për të shpëtuar nga korrupsioni zgjedhjet e ardhshme. Këtu dëshiroj vetëm të ngre shqetësimin për rëndimin e mëtejshëm të gjendjes në Shqipëri, si pasojë e anashkalimit brutal të atyre dy elementëve të patjetërsueshme që Ju i vendosët në mesazhin e vizitës Suaj si piketat bazë të dialogut të domosdoshëm mes forcave politike për zgjidhjen e krizës së sotme politike në vend: Kushtetuta dhe transparenca" thekson Rama.
Më tej Rama thekson se "nuk do të shkruaja këtë letër nëse pikërisht gjatë rrugës Suaj të kthimit drejt aeroportit "Nënë Tereza" pas lënies së një mesazhi kuptimplotë për forcat politike shqiptare, shumica parlamentare nuk do të kishte adoptuar në sallën e Kuvendit, madje duke pretenduar se po zbaton porosinë e mesazhit Tuaj, një zgjidhje tërësisht të njëanshme, të pambështetur as mbi Kushtetutën as mbi transparencën".
"Zgjidhja në fjalë jo vetëm nuk mundëson hetimin e plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të shkuara përmes një komisioni parlamentar, por e pengon forcërisht ushtrimin e plotë të kontrollit kushtetues të parlamentit mbi shkallën e zbatimit të ligjit gjatë procesit të fundit zgjedhor. Ashtu siç pengon në këtë mënyrë edhe realizimin e transparencës së plotë, duke përshirë kutitë zgjedhore, ku fshihet fenomeni jashtëzakonisht shqetësues i tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë falë një mekanizmi korrupsioni që duhet çmontuar me çdo kusht" thekson Rama.
Kreu i opozitës thekson gjatë letrës së tij se përmes transparencës opozita nuk kërkon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, por të mos lejojë që zgjedhjet e ardhshme të kushtëzohen nga ky mekanizëm korrupsioni i cili, sipas tij duket në rastin e të vetmes kuti të hapur deri më tani atë të Ruzhdies.
"Lejomëni të nënvizoj se në këtë parlament, ku hymë e do qëndrojmë me vullnetin për ta bërë realitet transparencën, kutitë zgjedhore mbahen peng nga shumica jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën e ligjin që i'a heq shumicës të drejtën të kufizojë objektin e hetimit të kërkuar nga pakica, por edhe në kundërshtim me precedentin e legjislaturës së shkuar kur kutitë përkatëse u vunë pa asnjë problem në dispozicion të një komisioni hetimor" thekson më tej Rama.
Në përfundim të letrës së tij Rama thekson se PS-ja e konsideron jetike për demokracinë në Shqipëri realizimin e transparencës së procesit zgjedhor duke shtuar se zgjidhja ka të bëjë me interesin e shqiptarëve si popull për të bërë zgjedhje me standardet e çdo populli evropian.