E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KQZ për zgjedhjet, Ristani: Në 2009 u arritën standardet më të larta Kryetari i KQZ, Arben Ristani

Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskuton Raportin e KQZ për vitin 2009 si dhe miraton një projekt- rezolutë për veprimtarinë e KQZ. Raporti u paraqit nga Kryetari i KQZ Arben Ristani, i cili iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve, lidhur me aspektin teknik dhe administrativ të punës së KQZ, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Gjatë raportimit të tij, ai tha se “zgjedhjet e 2009 arritën standardet më të larta, referuar kryesisht teknologjisë dixhitale për herë të parë në Shqipëri, në transparencën e numërimit të votave”. Kryetari i KQZ ngriti dhe disa probleme që janë hasur këtë proces zgjedhor, si ai me subjektet politike për koordinimin e komisionerëve dhe çështje të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›