Kuvendi i Shqipërisë ndërpreu punimet për të ndjekur GJND-në

Tiranë, 22 korrik - Kuvendi i Shqipërisë ndërpreu punimet e seancës plenare të radhës për të ndjekur seancën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila shpalli opinionin e saj këshillimor për pavarësinë e Kosovës.
Përmes një monitori të vendosur në sallën e Kuvendit, deputetët të enjten ndoqën drejtpërdrejt zhvillimet nga salla e GJND-së, ku u dha vendim pozitiv për Kosovën.
Si raporton BallkanWeb, kjo është hera e dytë që parlamenti shqiptar përcolli në mënyrë direkte një moment të rëndësishëm për Kosovën.
Më 17 shkurt 2008, deputetët shqiptarë kanë përcjellë drejtpërdrejt nga salla e Kuvendit emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.