Koha për kapitull të ri në marrëdhëniet Kosovë – Serbi

New York, 3 gusht - Ka ardhur koha që Rezoluta 1244 të zëvendësohet me një rezolutë të re e cila do të reflektonte realitetet e krijuara me pavarësinë e Kosovës dhe me Mendimin e qartë të GJND-së në favor të saj. Kërkesa jonë për zëvendësim të 1244 është në linjë me objektivin e Kosovës për t'u bërë anëtare e OKB-së. Anëtarësimi në OKB është objektiv të cilin synojmë ta arrijmë sa më shpejtë që të jetë e mundshme, si një hap i natyrshëm pas Mendimit të GJND-së, theksoi në mbledhjen e sontme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të bashkuara ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cila u thirr me kërkesë të kryesueses së radhës Rusisë për shqyrtimin e gjendjes në Kosovë.
Pasi përkujtoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008 dhe njohjes deri tash nga 69 shtete, Hyseni tha se Kushtetuta e Kosovës “mbështetet në rekomandimet e fituesit të çmimit Nobel për Paqe dhe ish të dërguarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Martti Ahtisaari, kushtetutë kjo që na ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve shtetërore brenda një periudhe kohore relativisht të shkurtër”. “Duke qenë shembull i shkëlqyeshëm i një kushtetute bashkëkohore, ajo ofron mbrojtje të gjera për pakicat etnike”, shtoi ministri Hyseni.
Në vijim ë fjalës së tij, Hyseni foli edhe për strukturat jolegjitime e paralele që veprojnë ende me ndihmën dhe me nxitjen e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar.
Ai pastaj përkujtoi se më 22 korrik të këtij viti, GJND-ja e paraqiti Mendimin Këshillëdhënës lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, gjë që qe kërkuar nga Beogradi dhe ajo kërkesë qe miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
“Gjykata konkludoi, me shumicë votash, se ‘Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare’. Mendimi është eksplicit dhe i qartë dhe nuk lë hapësirë për dyshime. Gjykata Ndërkombëtare është deklaruar në favor të Kosovës në të gjitha pikat. Ne tani presim me padurim njohjet tjera të Kosovës dhe i bëj thirrje të gjitha shteteve të cilat e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani ta njohin Republikën e Kosovës”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës..
Në fund të fjalës së tij, Hyseni tha se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të fillojnë një kapitull të ri, kapitull të bashkëpunimit shtet me shtet. “Edhe një herë i bëjmë thirrje Serbisë. Le të fillojmë të bashkëpunojmë si dy shtete fqinje për të mirën e vendeve tona. Kjo është e vetmja rrugë që duhet ndjekur. Mos hidhni më tepër postblloqe diplomatike në këtë rrugë. Këtë po e kërkon bota, këtë po na e kërkojnë miqtë e përbashkët. Le të bëhemi të përgjegjshëm”, përfundoi Hyseni fjalën e tij në KS të KB-ve.