E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikëqyrësit e Sigurimeve, pro deklaratës së G20-s

15/04/2009  Raport-progresi

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve mbështet deklaratën e G20-s. Ky organizëm ndërkombëtar i vendosjes së standardeve për një mbikëqyrje të kujdesshme të industrisë së sigurimeve dhe anëtare e Bordit për Stabilitet Financiar ka dalë me një deklaratë, ku mbështet fuqimisht Deklaratën e G20-s mbi forcimin e sistemit financiar. “Mirëpresin mandatin e zgjeruar të Bordit për Stabilitet Financiar. IAIS është i angazhuar për vazhdimin e dhënies së kontributit tek FSB dhe për të mbështetur zgjerimin rregullativ tek të gjitha institucionet, tregjet dhe instrumentet sistematikisht të rëndësishëm dhe implementimit të standardeve ndërkombëtarë. IAIS do të vazhdojë të zhvillojë standarde të mbikëqyrjes, të cilat do të japin kontribut për një kuadër efektiv ndërkombëtar mbikëqyrjeje të sigurimeve. Ai gjithashtu do të analizojë krizën financiare dhe impaktin e saj në sektorin global të sigurimeve dhe do të identifikojë fushat për reformë rregullative”, - tha Peter Braumüller, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të IAIS. Ky organizëm ka ndërmarrë një numër masash për të forcuar rregullimin në sigurime në mbështetje të objektivave të deklaruara të G20-s. Këto masa të paraqitura në një raport progresi dërguar G20 kryesisht adresojnë rritjen e mbikëqyrjes së grupit, ku IAIS është duke skicuar një fokus të ri mbi grupet aktive ndërkombëtare të sigurimeve dhe duke punuar në bashkëpunim me Komitetin e Baselit mbi Mbikëqyrjen e Bankave dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë nëpërmjet një Forumi të Përbashkët, grupi i tyre i përbashkët i punës mbi identifikimin e hapësirave të rëndësishme rregullative dhe fushave për një mbikëqyrje më të rritur. Gjithashtu kërkohet përfshirja e mësimeve të dala nga kriza në standardet e IAIS veçanërisht në lidhje me aftësinë paguese dhe investimet, menaxhimin e riskut, qeverisjen e korporatave dhe kompensimin, si dhe zhvillimin e udhëzuesve të mbikëqyrjes mbi përdorimin e shoqatave mbikëqyrëse të grupeve të sigurimeve në përputhshmëri me protokollet e FSB. Ndër të tjera është kërkuar edhe ndërmarrja e hapave për të përshpejtuar veprimin e Memorandumit Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbimin e informacionit ndërmjet mbikëqyrësve në sigurime, si dhe lehtësimi i implementimit të standardeve duke siguruar mekanizma të vlerësimit të mbikëqyrjes dhe programe zbatuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›