Kuvendi kerkon mbledhjen e dokumenteve
Institucioni i Kuvendit eshte i interesuar te bleje nga cdokush materiale qe kane te bejne me historine e Shqiperise. Per here te pare, ky institucion u beri thirrje te gjithe qytetareve se kerkon te grumbulloje dhe ruaje dokumente te tilla. “Kuvendi i Shqiperise pranon dhurime dhe blen nga individe materiale me vlera njohese dhe shkencore, qe kane te bejne me historine e shtetit shqiptar, me te drejten shqiptare, koleksione legjislative dhe parlamentare, ne gjuhen shqip apo te perkthyer”, permendet ne thirrjen qytetare qe Kuvendi i ben cdo personi qe zoteron materiale te tilla. Materialet qe deshiron te mbledhe jane Kushtetuta te vendit, rregullore te Parlamentit, akte ligjore, kode te ndryshme, thirrje, fjalime, doreshkrime, pamflete apo fotografi te deputeteve te Parlamentit shqiptar nder vite e godinave te tyre. Institucioni eshte i interesuar te marre kundrejt nje shume parash edhe dokumente personale te deputeteve ne kohe apo diplomateve, si fjalime, artikuj, kartevizita apo harta e cdolloj dokumenti zyrtar te botuar nder vite. Per te pritur materiale te tilla, do te jete cdo dite, pervec fundjaves Biblioteka e Kuvendit. Aty nje komision i posacem i perbere nga funksionare te institucionit do te merret me mbledhjen e materialeve, blerjen e tyre dhe perzgjedhjen. R.R.