E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Rama, bashke ne parade

Fatjona Mejdini
Parada ushtarake, e zhvilluar dje ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, shpalosi me se miri edhe aspiraten e Shqiperise per te marre ftesen e anetaresimit ne NATO gjate vitit te ardhshem. Per here te dyte, brenda dy diteve, jane mbledhur bashke kreu i mazhorances, Berisha dhe kreu i opozites, Edi Rama, te cilet kane ndjekur se bashku kete manifestim te madh ushtarak me rastin e 95-vjetorit te krijimit te Ushtrise Shqiptare. Ne kete kuader, marshimet e para qe hapen edhe paraden u bene nen ngjyrat e flamureve amerikane, atyre te vendeve te kartes “Adriatik 3” dhe vendeve qe aderojne ne NATO. Keshtu, paraden e hapi parakalimi i ushtareve me flamuret e vendeve te kartes “Adriatik 3” te kryesuar nga nje ushtar, i cili mbante ne dore flamurin amerikan. Me pas, ne bulevard parakaluan edhe kuadratet e vecanta me ushtare te ardhur nga vendet anetare ne NATO, te cilet mbanin ne dore flamujt e vendeve qe perfaqesonin. Edhe kuadrati i trete levizes i takonte ushtareve, te cilet parakaluan me te gjithe flamuret e vendeve te NATO-s ne dore. Ne podiumin e ngritur perballe godines se Kryeministrise, kreret me te larte shqiptare ndoqen paraden e organizuar me rastin e 95-vjetorit te Ushtrise.
Parada e djeshme u hap me Himnin Kombetar dhe me pas me fjalen e Presidentit Bamir Topi, i cili eshte njekohesisht edhe Komandant i Pergjithshem i FA. Ne fjalen e tij, Topi theksoi se qe tani Shqiperia e ka fituar statusin e te qenit anetar te Aleances, duke u sjelle e operuar si pjese e saj. Presidenti Topi shprehu besim se ne samitin e ardhshem te Bukureshtit, Shqiperia do te merrte ftesen per te qene pjese e NATO-s. Ai vleresoi ne menyre te vecante kontributin e ushtareve shqiptare ne operacionet paqeruajtese ne Afganistan, ne Bosnje, dhe Irak, duke pershendetur ne menyre te vecante ushtaret qe ndodheshin me mision jashte atdheut. Paraden e djeshme e pershendeti edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili shprehu bindjen se politika shqiptare do ta kete kete vullnet te realizoj reformat qe kerkohen per anetaresimin ne NATO. Ne paraden e djeshme parakaluan 29 kuadrate, me rreth 2500 pjesemarres, 50 mjete te Komandes se Mbeshtetjes, 28 mjete operacionale dhe 5 helikoptere te Komandes se Forces se Bashkuar. Po keshtu gjate parades u mbajten 26 flamuj kombetare te vendeve anetare te NATO.
Protokolli i ndryshuar
Parada e sivjetshme eshte e para qe mbahet me date 4 dhjetor. Nje vit me pare nje vendim i Keshillit te Ministrave ndryshoi edhe daten e mbajtjes se saj. Sipas protokollit te meparshem shteteror, kjo parade mbahej ne nje here ne 5 vjet me date 29 nentor, qe eshte edhe dita e Clirimit te vendit. Por ndryshimi i protokollit beri qe parada te zhvillohej me date 4 Dhjetor qe eshte edhe dita e krijimit te Ushtrise Shqiptare. Dita e djeshme shenon edhe 95-vjetorin e krijimit te ushtrise shqiptare nga qeveria e drejtuar nga Ismail Qemali. Mbajtja e parades se sivjetshme i dedikohet edhe aspirates se Shqiperise per te marre ftesen per anetaresimin ne NATO gjate samitit te Bukureshtit, qe mbahet vitin tjeter ne Bukuresht.
Mungojne Moisiu e Majko
Ne tribunen e ngritur prane godines se Kryeministrise gjate parades se djeshme u vu re edhe mungesa e ish-presidentit Alfred Moisiu dhe ajo e ish-ministrit te Mbrojtjes, Pandeli Majko. Ndonese Ministria e Mbrojtjes, duke respektuar protokollin shteteror, kishte derguar ftesa per dy ish-perfaqesuesit e larte te vendit, ata nuk ishin prezente per te ndjekur paraden ushtarake te zhvilluar ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i cili ka nje karriere te spikatur ushtarake, nuk i eshte pergjigjur fteses per te marr pjese ne paraden e sivjetshme ushtarake. Nga ana tjeter, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, mesohet se dje eshte nisur per nje vizite pune ne Bruksel dhe per pasoje nuk ka mundur te jete prezent ne paraden e mbajtur ne bulevard.

Pjesemarresit ne parade:
Presidenti Bamir Topi
Kryeministri Sali Berisha
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli
Kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama
Ish-presidenti Rexhep Meidani
Ish-kryeministri Fatos Nano
Ish-kryeministri Ilir Meta
Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga
Ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›