Kuvendi kthen "pergjimet" ne komisione
Kuvendi shtyu dje miratimin e ndryshimeve ne ligjin "Per Pergjimet", qe i jep te drejten edhe Policise se Shtetit te pergjoje bisedat telefonike. E drejte qe deri me sot e ka Prokuroria e Pergjithshme dhe Sherbimi Informativ Shteteror. Shtyrja e votimit ne seance plenare erdhi pas zhurmes se madhe qe deputetet e opozites bene ne salle, duke perplasur tavolinat ne shenje kundershtimi. "Projekti duhet te kalonte nga komisioni i ligjeve, s'mund te sillet kaq urgjent", kerkoi Pandeli Majko. Ndersa socialisti Petro Koci kritikoi se ndryshimet e qeverise ne ligjin per pergjimet shkelin te drejtat e njeriut. "Ndryshimet duhet te ishin diskutuar ne pranine e shoqatave per te drejtat e njeriut. Duke zgjeruar institucionet qe kane te drejte te pergjojne bisedat telefonike, shtohen dhe abuzimet. Nuk eshte halli per pergjimet e deputeteve, se ne s'keni c'te na beni, por njerezit e thjeshte", tha Koci. Opozita nuk u qetesua edhe pas shpjegimeve te ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, se ndryshimet ne ligj nuk shkelin te drejtat e njeriut. "Ne nuk nderhyjme ne proceduren qe duhet per te nisur nje pergjim. Ndaj nuk ka vend per abuzime", sqaroi Olldashi. Pas shume debatesh, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mblodhi konferencen e kryetareve, ku u vendos qe votimi te shtyhet per ta kaluar projektin per diskutim dhe ne Komisionin e Ligjeve. Ndryshimet e qeverise ne ligjin e pergjimeve i japin te drejten Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Brendshem te beje pergjimet e bisedave telefonike. Ato synojne qe te zgjerojne rrethin e institucioneve qe kane te drejte te pergjojne telefonatat. Keshtu, pervec SHISH dhe Prokurorise se Pergjithshme, e drejta e pergjimit i jepet edhe seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Ne keto dy struktura do te shtohen edhe punonjes te posacem per te kryer pergjimin.
R.Rapushi