"Mbeshtetje Shqiperise ne NATO"
Komisioni i Jashtem i senatit te SHBA-se miratoi dje nje rezolute te posacme per mbeshtetjen qe do t'ju jape vendeve te kartes "Adriatik 3", mes te cilave dhe Shqiperia te marrin ftesen per ne NATO ne muajin prill. Keshtu, ne rezoluten e posacme verehet se mbeshtetja e forte qe senati i SHBA-ve i jep Kroacise, Maqedonise dhe Shqiperise per te marre ftesen e anetaresimit ne samitin e NATO-s qe do te mbahet ne Bukuresht. Ne rezolute theksohet se kjo marreveshje vjen per shkak se Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia, ne pergatitjet per anetaresimin ne NATO kane kaluar neper procese historike te forcimit te demokracise, transformimin e tregut te lire. Nga ana tjeter theksohet se transformimi qe keto vende i kane bere ushtrive te tyre eshte nje tregues shume pozitiv per aleancen. Po keshtu, ne rezolute vleresohet edhe fakti qe ne keto vende minoritetet respektohen ne menyre shembullore. "Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia nuk jane pa probleme. Por nje Kroaci katolike, nje Shqiperi me shumice myslimane dhe nje Maqedoni multietnike, por ortodokse, anetare te NATO-s nuk do te ishin keq", theksohet ne rezoluten e miratuar nga senati i SHBA-se. Po keshtu, anetaresimi i te tre vendeve ne NATO sipas senatoreve amerikane do te sillte edhe stabilitet ne rajon. "Mbeshtetja vjen per shkak se Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia mund te luajne nje rol te rendesishem ne aktivitetet e NATO-s ne Evropen Juglindore", theksohet ne rezoluten e senatoreve.
F.Mejdini