E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lustrimi" synon goditjen e sistemit te drejtesise...

Pluralizmi u vendos ne Shqiperi ne 8 dhjetor 1991. Zgjedhjet e para pluraliste u zhvilluan me 31 mars 1991. Partia Demokratike, partia e krijuar diten e vendosjes se pluralizmit, do te fitonte maxhorancen parlamentare me 22 mars 1992. Ne prill 1991 Berisha do te deklaronte se "...Te gjithe jemi bashkevuajtes dhe te gjithe bashkefajtore...". Por kjo do te mbetej nje deklarate qe do te maskonte te kunderten ne praktike, jo vetem deri me sot por edhe pertej. Revanshi politik per interesat politike te dites dhe kryesisht ato ekonomike-financiare do te vendosej mbi themelet e "antikomunizmit" dhe "komunistet antikomuniste" apo "antikomunistet komuniste" do te interferonin vazhdimisht negativisht me procesin e "dekomunistizimit". Dhe kjo do te ndodhte kudo, jo vetem midis demokrateve e socialisteve, por edhe brenda tyre e jashte tyre. Debati i sotem per "dosjet dhe lustrimin" tregon se ende nuk jemi shkeputur plotesisht nga kjo sindrome. Dhe kjo ndodh fatkeqesisht vetem nje hap larg NATO-s dhe vetem dy hapa larg BE. Dhe aq me keq qe ky veprim kryhet dukshem kunder sistemit te drejtesise, eshte nje shantazh kuhnder tij ne nje moment qe atij i kerkohet te luftoje me vendosmeri korrupsionin..

1. Lustrimi shqiptar me shume "spastrim" sesa "pastrim".., me shume "revansh" sesa "pajtim"....

Lustrimi eshte nje term i perdorur pas renies se komunizmit ne Evropen Qendrore dhe Lindore, per "kufizimin" e perkohshem informatoreve te policise sekrete ne postet e sherbimit civil, ne kuadrin e procesit te dekomunistizimit. Shqiperia eshte nje vend qe ka kryer nje proces dekomunistizimi te thelle, me rezultate pozitive por edhe me shume defekte. Disa nga momentet kryesore te ketij procesi qysh nga 1991 jane:

a) Ligji nr. 7541 i miratuar ne shtator 1991, eshte perpjekja e pare per te trajtuar "padrejtesite e regjimit komunist", duke filluar njekohesisht ndjekjen penale per disa ish-zyrtare te larte te regjimit komunist. Ne parathenie te ketij ligji u kerkohet falje te gjithe peronave qe "kane qene akuzuar, proceduar, denuar, burgosur, internuar dhe persekutuar gjate 45 viteve per dhunim te te drejtave politike, civile e sociale, morale dhe ekonomike..". Ky ligj i miratuar me konsensus te plote nga parlamenti i pare pluralist, me maxhorance socialiste, i "shpallte te gjithe keta persona, te pafajshem" po ashtu si edhe te gjithe ata qe "ishin arratisur", dhe qe ishin ende gjalle apo kishin vdekur. Po ashtu ligji percaktonte krahas kompensimit moral qe shkonte deri ne dekorimin e shume prej tyre edhe te drejten e tyre per kompensim financiar per vitet e burgut dhe te internimeve.

b) Artikulli 24/1 ne Kodin e Punes, njihet si artikulli famekeq i spastrimeve ne administraten publike, i miratuar vetem nje muaj pas fitores se PD ne 22 mars 1992. Ky nen dha mundesi te largoheshin mijera punonjes nga administrata publike, me motivin e "reformimit te administrates" pa percaktuar asnje procedure apo kriter, dhe pa bere fjale per asnje lloj sistemi mbrojtjeje apo monitorimi te ketij procesi. Argumenti "zyrtar" qe jepej per te justifikuar kete veprim ishte "spastrimi i administrates nga te gjithe ata qe kishin sherbyer gjate regjimit komunist". Ky ligj u kritikuar maksimalisht nga organizmat nderkombetare.

c) Ligji nr, 7666, 26 janar 1993, mund te konsiderohet ligji i pare i "lustrimit" ne Shqiperi. Permes ketij ligji ngrihej nje komision i posacem per t'i hequr licencen e avokatit te gjithe atyre qe kishin qene punonjes apo bashkepunetore te sherbimit sekret komunist (Sigurimi). Argumenti "zyrtar" ishte se duheshin "spastruar keta ish-gjykates dhe prokurore", te transformuar ne avokate private per shkak te largimit permes nenit 24/1 te Kodit te Punes, kishin filluar te "jetonin mire me fitimet si avokate". Ky ligj antikushtetues u kthye nga Gjykata Kushtetuese dhe te gjithe avokatet rimoren licencat.

d) Kurset "6-mujore te juristeve" , do te preknin ne nje menyre tjeter sistemin e drejtesise. Me synimin per te plotesuar vendet vakante te krijuara ne sistemin e drejtesise, per gjykates dhe prokurore, u hap kursi 6-mujor i studimeve juridike, ne gjashtemujorin e dyte te vitit, ku moren pjese mbi 400 persona, te cilet pasi kaluan pa perjashtim provimet, u emeruan pa perjashtim, deri ne maj 1994, gjykates dhe prokurore. Arsyetimi "zyrtar" ishte se ky ishte nje "veprim i nevojshem per te kompensuar te gjithe ata persona qe ishin persekutuar dhe privuar nga e drejta e arsimimit ne fushen juridike". Ky ka qene nje proces i kritikuar maksimalisht brenda vendit por edhe nga partneret nderkombetare.

e) Denimi i ish-zyrtareve te larte te regjimit komunist, gjate periudhes 1991-1995 eshte nje dimension tjeter i procesit te "dekomunistizimit shqiptar" . Te gjithe u denuan me deri ne 10 vjet burg. Veshtiresia per gjetjen e argumenteve bindese ligjore e ktheu ne qesharak kete proces qe ne Shqiperi njihet si procesi i "denimit te ish-zyrtareve te larte te regjimit komunist" permes "gjyqeve te kafeve".

f) Ligji nr. 8043, date 30 nentor 1995, i njohur ne publikun shqiptar si "ligji i genocidit" do te perbente ligjin e "lustrimit" me bande te gjere veprimi "spastrimi", kryesisht me "natyre revanshi politik kunder opozites dhe veprimit opozitar". Ky ligj titullohej ligi "Per kontrollin e figures se zyrtareve dhe personave te tjere qe lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik". Ne baze te ketij ligji u ngrit komisioni "Mezini" qe do te merrej kryesisht me pengimin e nje numri te konsiderueshem te figurave opozitare nga kandidimi ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1996. Keshilli i Evropes"ka kritikuar ligjet qe kufizojne te drejten e personave per t'u zgjedhur pervec rasteve kur ata jane te denuar me vendim te gjykates" dhe ne menyre me specifike kete ligj te miratuar nga parlamenti shqiptar. Per kete arsye, ky ligj eshte amenduar 3 here, perkatesisht i) me ligjin Nr.8220, date 13.5.1997, te miratuar nga parlamenti me maxhorance te PD, ii) me ligjin Nr.8232, date 19.8.1997 te miratuar nga parlamenti me maxhorance te PS dhe iii) me ligjin Nr.8280, date 15.1.1998, te miratuar nga parlamenti me maxhorance te PS. Pas fitimit te zgjedhjeve te vitit 1997 nga PS dhe aleatet e saj, do te krijohet mbi bazen e ketij ligji komisioni "Bezhani". Pas zgjedhjeve te vitit 1997, ky ligj do te vepronte vetem mbi zyrtare te tjere te larte, dhe sipas nenit 16, do te perfundonte se vepruari ne vitin 2001, nen i cili parashikonte gjithashtu mbylljen e te"gjithe dokumentacionit mbi te cilin ishte kryer procesi i lustrimit deri ne vitin 2025".

2. Rezoluta e Keshillit te Evropes ne vitin nr 1096, date 27 qershor 1996.."Shkaterrimi i trashegimise komuniste pa hakmarrje dhe me parimet e shtetit ligjor..."

Kjo rezolute trajton ceshtjen e masave per shkaterrimin e trashegimise se regjimeve totalitare komuniste. Duke patur parasysh se i) trashegimia e regjimeve totalitare komuniste eshte ceshtje komplekse per tu trajtuar, dhe se ii) rreziqet e deshtimit te procesit te tranzicionit demokratik kane qene te shumefishta e reale, Keshilli i Evropes ka percaktuar orientime te qarta me nje game te gjere veprimi. Konkretisht ne kete rezolute percaktohen linjat orientuese/drejtuese te veprimit per nje shtet demokratik. Se pari celesi i suksesit te procesit te tranzicionit qendron ne ekuilibrin delikat per te"dhene drejtesi pa fryme hakmarrje". Se dyti per te shkaterruar trashegimine e regjimeve totalitare komuniste,"nje shtet demokratik duhet te perdore vetem dhe vecse mjetet e nje shteti demokratik". Se treti Keshilli i Evropes rekomandon qe"te gjithe personat qe kane kryer akte kriminale gjate regjimit komunist duhet te gjykohen e denohen sipas Kodit Penal ne fuqi, nderkohe qe eshte e ndaluar te aplikohen ligje me veprim retroaktiv ne fushen penale". KE terheq gjithashtu vemendjen lidhur me faktin se i) fajesia eshte individuale dhe jo kolektive dhe ajo duhet provuar per cdo rast kur mendohet te aplikohet ligji i"lustrimit", ii) se per cdo person duhet te garantohet e drejta e mbrojtjes, prezumimi i pafajesise deri ne vertetimin e fajesise dhe e drejta e apelimit; iii) se hakmarrja nuk duhet te jete qellimi i ketyre masave dhe aq me pak perdorimi i tyre per motive politike; iv) dhe se fundi duhet patur parasysh se ligji i"lustrimit" nuk ka per qellim te ndeshkoje personat e prezumuar fajtor por te mbroje demokracine e re. Keshilli i Evropes i kerkon te gjithe vendeve anetare te pershtatin ligjet e"lustrimit" dhe masat administrative perkatese me kerkesat e shtetit ligjor dhe te eliminojne te gjithe rreziqet qe kanosin dhunimin e te drejtave te njeriut dhe procesin e demokratizimit.

3. Parimet orientuese te Keshillit te Evropes per ligjet e lustrimit, 27 qershor 1996

Keshilli i Evropes permes rezolutes se saj kerkon te respektohen parimet orientuese te nje shteti ligjor gjate hartimit/zbatimit te ligjeve te"lustrimit" apo te masave administrative perkatese. Konkretisht disa nga orientimet themelore ishin: 1) Lustrimi duhet te drejtohet kunder rreziqeve qe kanosin respektimin e te drejtave themelore te njeriut dhe proceset demokratike; 2) Hakmarrja nuk duhet te jete objektiv i ketyre ligjeve dhe duhet te evitohet perdorimi i tyre per qellime politike e sociale; 3) Lustrimi nuk duhet te kete per qellim te sanksionoje prezumimin e fajtoreve por te mbroje demokracine e re qe lind; 4) Lustrimi nuk duhet te aplikohet per funksionet me zgjedhje, pervec rastit kur kandidati e kerkon kete gje vete. 5) Lustrimi nuk duhet te aplikohet ne institucionet private apo gjysme private; 6) Afati i aplikimit te lustrimit nuk duhet te jete me shume se 5 vjet; dhe konsiderohej e preferueshme ne ate kohe qe masat per lustrimin duhet te perfundonin ne 31 dhjetor te vitit 1999, si nje date qe konsiderohej e mjaftueshme per konsolidimin e te gjithe regjimeve te reja demokratike; 7) Lustrimi i"bashkepunetoreve koshiente" lejohet vetem ne rast se aktiviteti i tyre ne bashkepunim me sherbimin sekret te regjimit komunist ka cuar ne dhunimin e drejtave e njeriut, ka shkaktuar demtimin e nje personi tjeter (burgim, persekutim, e tjere) apo pasur pasoja shkaterrimtare; 8) Lustrimin nuk duhet te aplikohet mbi personat qe kane pasur moshe me te vogel se 18 vjec ne momentin kur analizohet implikimi i tij; 9) Ne asnje rast, nuk mund te aplikohet lustrimi mbì nje person pa ju garantuar te gjithe procedurat e rregullta te nje gjykimi te rregullt, perfshi edhe venien ne dispozicion te avokatit mbrojtes.

4. Rezoluta e Kuvendit te Shqiperise, date 30 tetor 2006-Transparence...

Kjo rezolute titullohet "Per denimin e krimeve te regjimit komunist". Ajo eshte hartuar ne frymen e rezolutes nr. 1481, date 25 janar 2006 te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Kjo rezolute, krahas referencave, a) Denon krimet e kryera ne emer te teorise se luftes se klasave dhe parimit te diktatures se proletariatit dhe dhunimin masiv te drejtave te njeriut, burgosjet, internimet dhe vrasjet ndaj viktimave te pafajshme te kryera ne Shqiperi nga regjimi totalitar komunist; denon figuren e Enver Hoxhes si ideatori, drejtuesi dhe pergjegjesi kryesor i regjimit komunist ne Shqiperi; dhe b) Nxit qeverine, ne respekt te frymes evropiane dhe me asistencen e Keshillit te Evropes, te angazhohet per : i) Hartimin e nje ligji per aksesin publik te arkivave te regjimit komunist dhe per te bere transparente figuren e perfaqesuesve e drejtuesve te larte te shtetit, te institucioneve kushtetuese e publike, te drejtesise dhe te medias; ii) Krijimin e nje Qendre te Dokumentacionit per grumbullimin e fakteve, deshmive, dokumenteve ne funksion te nje vleresimi realist, te drejte e etik te se kaluares gjate regjimit komunist; iii) Hartimin e nje Programi dhe te legjislacionit perkates per trajtimin e te persekutuarve politike nga regjimi komunist ; dhe iv) Ndermarrjen e nje Fushate Masash e Veprimesh ku te angazhohen akademiket, historianet dhe eksperte te pavarur ne funksion te percaktimit realist e te drejte te historise, te ngjarjeve dhe datave historike, te rishikimit te teksteve shkollore, te organizimit te nje dite perkujtimore per viktimat e komunizmit, te ngritjes se memorialeve ne nderim te viktimave te regjimit komunist, te organizimit te konferencave lokale e kombetare per sensibilizimin e opinionit publik, e tjere.

5. Perseri nje ligj, jo vetem antikushtetues dhe ne kundershtim me standardet e KE por qe synon te godase e frenoje sistemin e drejtesise ne luften kunder korrupsionit...

Konkluzionet me te sakta mund t'i nxjerre cdo individ dhe publiku vete, kjo eshte arsyeja qe kam sjelle te gjithe momentet e rendesishme qe lidhen me procesin e lustrimit. Por nga ky skanim kronoligjik, duke iu referuar edhe faktit qe Shqiperia ne vitin 2009 behet anetare e NATO-s, dhe perfundon procesin e ratifikimit te MSA me vendet e BE; rezulton se i) procesi i lustrimit eshte i tejkaluar; ii) minimalisht konform rezolutes se fundit te Kuvendit (30 tetor 2006) mund te realizoje: a) Hartimin e nje ligji per aksesin publik te arkivave te regjimit komunist dhe per te bere transparente figuren e perfaqesuesve e drejtuesve te larte te shtetit, te institucioneve kushtetuese e publike, te drejtesise dhe te medias; b) Krijimin e nje Qendre te Dokumentacionit; c) Hartimin e nje Programi dhe te legjislacionit perkates per trajtimin e te persekutuarve politike nga regjimi komunist dhe d) Ndermarrjen e nje Fushate Masash e Veprimesh ku te angazhohen akademiket, historianet dhe eksperte te pavarur ne funksion te percaktimit realist e te drejte te historise. E gjithe retorika tjeter e koheve te fundit, e vjeter ne permbajtje dhe anakronike ne forme eshte teresisht antiintegruese, jashte kohe dhe mbi te gjithe ne kontradikte me vendimin e fundit te kuvendit. Nderkohe projekti eshte antikushtetues dhe kerkon te godase e frenoje sistemin e drejtesise ne luften kunder korrupsionit. Me shume gjasa impakti do te jete shume negativ, sidomos nga partneret nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›