E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet e spiuneve, PD-PS qendrime te kunderta

Dy partite kryesore politike ne vend, PD dhe PS, vazhdojne te jene te ndara thellesisht ne qendrimet e tyre per sa i perket miratimit te draftit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoret e ish-Sigurimit te Shtetit. Nje dite perpara kalimit ne Kuvend te kesaj nisme kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, tha dje se i konsideron te pabaza pretendimet e PS-se per te mos lejuar hapjen e dosjeve. Nga ana tjeter socialisti, Kastriot Islami ne nje prononcim per "Koha Jone" tha se PS nuk do ta miratoje kete nisme, duke mos perjashtuar as bojkotin sot ne Kuvend.

PD

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi deklaroi dje se arsyeja pse PS nuk e miraton hapjen e dosjeve, lidhet me faktin se kryetari i kesaj partie, Edi Rama kerkon te mbroje ish-hetuesit dhe persekutoret e regjimit komunist qe sot jane ne radhet e gjyqesorit. Sipas Patozit, drafti i ri per hapjen e dosjeve nuk mund te jete i meshirshem me nje grup njerezisht te cilet kane qene persekutore te qindrave te tjereve, kur ai nuk do te kurseje as figurat me te larta te shtetit. "Nje ligj qe nuk kursen Presidentin, Kryeministrin Kryetaren e Parlamentit, ministrat dhe deputetet, nuk mund te jete meshiremadh me nje grup xhelatesh dhe persekutoresh qe mund te kene mbetur ne administratat tona", - deklaroi Patozi. Kreu i grupit demokrat theksoi se mazhoranca eshte e vendosur ta miratoje kete ligj, ashtu sic ka realizuar edhe premtimet e tjera te saj.

PS

Deputeti i PS-se, Kastriot Islami deklaroi se socialistet jane te vendosur per te mos votuar nismen e mazhorances per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te ish-Sigurimit te Shtetit. Islami shpjegon se do te jete grupi parlamentar i PS-se ai qe do te marre dhe vendimin se si do te veprojne socialistet gjate seances se sotme parlamentare. Me pas do te jete kryetarja e grupit te PS-se, Leskaj ajo qe do te mbaje fjalen per te shprehur qendrimin e forces kryesore te opozites, perpara se kjo nisme te shkoje per miratim.

Bojkoti

Perfaqesuesit e Partise Socialiste e lene te hapur edhe mundesine e nje bojkoti te mundshem gjate miratimit nga ana e mazhorances se draftit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te ish-Sigurimit te Shtetit.

Komision per verifikimin pas miratimit te draftit

Pas miratimit te draftit per hapjen e dosjeve pritet te ngrihet edhe nje komision i posacem per verifikimin e figurave. Ky komision pritet te perbehet nga anetare te cilet perfaqesojne edhe institucione te rendesishme te vendit si Presidenca, Keshilli i Ministrave, SHISH-i dhe perfaqesues nga dy grupet me te medha parlamentare ne vend. Komisioni pritet te vihet ne levizje dhe nis proceduren e verifikimit te funksionareve me kerkese me shkrim te titullarit te institucionit apo organit te emerteses se tij, per funksionarin publik dhe per te gjithe kategorite te cilet do t'i nenshtrohen verifikimit te figures se tyre.

PBDNJ, kunder hapjes se dosjeve

Perfaqesuesit e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut pritet te votojne kunder draftit te Partise Demokratike per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te ish-Sigurimit te Shtetit. Ne nje prononcim per mediat, deputeti i grupit parlamentar te PBDNj-se, Spiro Peci tha dje se ai do te votoje kunder hapjes se dosjeve ne kete moment. Kurse kryetari i grupit parlamentar te PBDNj-se, Vangjel Dule dhe deputeti tjeter i ketij grupi, Leonard Solis ndonese nuk kane preferuar te bejne publike voten e tyre per kete nisme, prtet te votojne kunder saj. Nje parti tjeter e mazhorances, ajo Demokristiane, pritet po keshtu te votojne kunder kesaj nisme te ndermarre nga Partia Demokratike. Dy dite me pare, zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci shpjegoi se drafti qe pritet te kalohet sot ne Kuvend eshte nje variant i ligjit cek, nje nga me te miret ne fushen e lustracionit i cili garanton edhe zbatueshmeri te plote edhe ne vend. Demokratet pak dite me pare kane marr edhe vendimin per te miratuar te vetem ne Kuvend, kete nisme e cila synon edhe hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e ish-Sigurimit te Shtetit. Pasi ka pritur per nje kohe te gjate edhe konsensusin me Partine Socialiste, PD ka vendosur te mos pres me duke qene se prej dy vitesh ne Kuvend kane shkuar edhe nisma ne mbeshtetje te hapjes se dosjeve. Drafti i cili do te paraqitet sot per miratim ne seance plenare, eshte pothuajse i njejte me draftin fillestar te Partise Demokratike, i cili dy vite me pare u depozitua ne Kuvend. Mbi kete draft jane vendosur edhe amendime te ardhura se fundmi nga deputete te Partise Demokratike, si Aleksander Biberaj dhe Flamur Hoxha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›