Konflikti per pronen, vritet 29-vjecari

TIRANË - Vrasje per pronen ne Tirane, me viktime nje 29-vjecar dhe autore te dyshuar, ate e bir. Ngjarja e rende ndodhi dje paradite ne Sauk, zone periferike e Tiranes. Viktime e krimit eshte 29-vjecari Xhevdet Qefalia, banues ne Tirane, kurse te dyshuarit e ngjarjes, identifikuan Kujtim Bakalli, 45 vjec dhe djali i tij 18-vjecar, Endriti, qe te dy me banim ne kryeqytet. Policia arrestoi dy te dyshuarit dhe tha se motivi i pronesise coi ne pergjakjen e Saukut ku ka mbetur i plagosur dhe 45-vjecari qe eshte rrahur nga te afermit e te ndjerit Qefalia, pak caste pas ekzekutimit. Nderkohe, mbetet i paqarte pozicioni i 18-vjecarit Endrit Bakalli. Zyrtarisht policia tha se ai eshte bashkautor i vrasjes. Kurse burime nga grupi hetimor, thane mbreme per "KJ", se i riu kishte mberritur ne vendin e ngjarjes, pak minuta pas vrasjes. "Nga hetimet e para te kryera ne vendin e ngjarjes, dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive te pronesise, ku shkak i kesaj ngjarjeje eshte bere nje mur, i cili do te ndante dy pronat e Qefalise dhe Bakallit", - u shpreh policia. ajo shpjegoi se ashtu si viktima, por edhe autori nuk banonin ne kete lagje, por ishin pronare te tokes qe ndodhej aty.
Ngjarja e rende ka ndodhur dje ne kthesen e Sanatoriumit, prane shkolles "Eurolingua" ne Sauk. Ora shenonte 10:50 kur sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane jane vene ne dijeni te nje plagosjeje me arme zjarri. Policia konstatoi se viktima ishte Xhevdet Qefalia, 29 vjec, banor ne lagjen afer Sanatoriumit sikunder dhe i dyshuari Bakalli.
Si viktima, por edhe te dyshuarit, ishin pronare trojesh ne Sauk, por ata nuk jetonin ne kete zone, por vinin pothuajse cdo dite atje, ku edhe konfliktoheshin. Deshmitaret te pyetur nga "Koha Jone", bene me dije se edhe dy dite me pare midis te dyja paleve kishte pasur perplasje per pronat e tyre. Kurse dje, viktima kishte ardhur se bashku me disa te aferm te tij per te rrethuar token me mur. I dyshuari Bakalli i ka kerkuar viktimes qe murin ta ndertonte me tutje pasi sipas tij po i hynte ne token qe i takonte. Mes te dyve ka plasur sherri serish pasi askush nuk leshonte pè, me argumentet e secilit per te drejten e pronesise. Ne keto caste, 45 vjecari Bakalli, ka nxjerre armen e tipit cifte dhe ka qelluar fillimisht ne ajer per te trembur Xhevdetin. Gjithnje sipas rrefimeve ne vendngjarje te deshmitareve, viktima nuk kishte ndaluar punen edhe pasi u be qitja ne ajer, por kishte vazhduar punen e tij. Ne ato momente, Kujtim Bakalli ka qelluar ne drejtim te Xhevdet Qefalise duke i shkaktuar nje plage ne bark. Viktima ka bere 10 metra per te arritur drejt makines me te cilen kishte ardhur te prona e tij, por ka rene ne toke pa ndjenja. I plagosur rende, ai u dergua ne Spitalin Ushtarak Tirane. Por per shkak te plageve te marra ai nuk mundi dot te jetonte duke gjetur vdekjen. Nderkohe, minutat pasuese te vrasjes, u tensionuan edhe me shume. Te afermit qe shoqeronin Xhevdetin i jane sulur te dyshuarit Bakalli duke e rrahur. Me plage jo te rrezikshme per jeten, Kujtim Bakalli u dergua ne spital ku gjendet nen arrest ne kushtet e ruajtjes policore. Efektivat e policise thane pak ore pas ngjarjes, se arrestuan ne flagrance autorin e dyshuar te kesaj vrasjeje, Kujtim Bakallin 45-vjecar, si dhe kryen shoqerimin e djalit te tij Endrit Bakallit, 18-vjecar, i cili thane se dyshohet te jete bashkepunetor i te atit ne pergjakjen e Saukut.
Prona, palet proces edhe ne gjykate
Nga hetimet e kryera nga ana e policise mesohet se te dyja palet kane pasur edhe nje proces ne Gjykaten e Tiranes per pronen e tyre. Mesohet se viktima Qefalia kishte fituar me ane te ligjit nr 7501, pronesine mbi dy dynyme toke tek zona ku ndodhi ngjarja. Nderkohe, i dyshuari Bakalli, me nje vendim gjykate ka fituar te drejten e pronesise mbi te njejten pasuri te paluajtshme qe ka fituar edhe i ndjeri. Te dyja palet si viktima ashtu dhe te dyshuarit si autore jane konfliktuar edhe ne ditet e meparshme, konflikte te cilat jane acaruar edhe me shume me nisjen e ndertimit te murrit ndares midis dy pronave te tyre.