E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mbështet institucionet e pavarura

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje strukturat dhe organikat e punonjësve për Komisionin e Shërbimit Civil dhe të ILDKP-së. Mazhoranca parimisht është shprehur dakord këtyre ndryshimeve dhe ka dhënë votën pro tyre, por ka qenë opozita nëpërmjet deputetit Fino, e cila është shprehur kundër. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino, gjatë diskutimit të strukturave është shprehur kundër me argumentin që Komisioni i Ligjeve dhe më saktë Kuvendi të mos merret me një problem për të cilat mund të merren vetë drejtorët e këtyre institucioneve. Propozim ky që nuk është pranuar nga deputetët e mazhorancës, të cilët i kanë kujtuar deputetit Fino se mënyra e zgjedhjes së strukturës dhe funksionimit të këtyre institucioneve është e përcaktuar në ligj dhe Komisioni i Ligjeve thjesht po zbaton ligjin. Më pas komisioni ka miratuar strukturat ashtu si ato janë paraqitur pa i marrë parasysh mendimet kundër të disa anëtareve të KSHC, ku ndër ta ishte dhe ai i kryetares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›