E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: PD ka tradhtuar shumicën

Partitë e vogla të djathta nisin negociatat për aleancat larg Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Demokristianët, liberalët dhe monarkistët presin që të ndërmarrin një grupim të ri për t‘i dhënë një dimension të ri qendrës së djathtë. Sipas demokristianit, Nard Ndoka, së shpejti pritet të krijohet ‘poli i lirisë‘. Kreu i PDK-së bëri me dije se këtij poli do t‘i bashkëngjiten edhe politikanë si Dashamir Shehi, apo Spartak Ngjela. Nën këtë sigël, këta politikanë do të përfaqësohen në zgjedhjet e 28 qershorit. "Në bazë të Kodit Zgjedhor, tashmë të miratuar është e domosdoshme, që të ketë të paktën katër pole politike. Në gjykojmë që riorganizimi i disa partive politike që kanë një përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj këtij realiteti mund ta bënte mjaft interesante politikën shqiptare. Ndërsa poli në tërësi të tij do të jetë si një bashkim i këtyre vlerave", tha Ndoka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›