PD nuk i ndahet përplasjes me Gjykatën Kushtetuese
Vazhdon përplasja e PD-së me Gjykatën Kushtetuese. Zëdhënësi i grupit të PD-së, Aldo Bumçi, ka ripërsëritur dje arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shqyrtojë ligjin e lustracionit.
Argumenti i ri, në të cilin PD-ja mbështetet është një shembull amerikan. Zëdhënësi Bumçi ka paralelizuar çështjen për lustracionin me një rast të Gjykatës së Apelit në SHBA, ku për shkak të konfliktit të interesit të gjyqtarëve, u bllokua shqyrtimi i një çështjeje kundër aparteidit. "Konfliktet e interesit, financiare dhe personale të disa gjyqtarëve të Gjykatës Supreme e lanë gjykatën pa kuorum dhe të paaftë për të vendosur nëse do të merrnin në shqyrtim një ankesë të depozituar kundër më shumë se 50 kompanive, të cilat kanë bërë biznes në Afrikën e Jugut në kohën e aparteidit‘, u shpreh ai. Deputeti Bumçi theksoi se Ligji për Gjykatën Kushtetuese thotë se vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë qytetarëve.
"Kjo është që të respektosh shtetin ligjor brenda kornizave të ligjit", theksoi Bumçi.