E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe dëgjon raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2008

  Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 16 prill 2009, ora 10:00 dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 9.04.2009.
3. Projektligj Për planifikimin e territorit.
4. Projektligj Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore.
5. Dekret nr. 6133, datë 14.04.2009 Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
6. Raporti i Guvernatorit të Bankës Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008. Gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës deputetët u përqendruan kryesisht në problemin e kartave të identitetit, ndërkohë që opozita la punimet.
 
Në vijim, Kuvendi u njoh me raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2008, që u paraqit në seancë nga guvernatori Ardian Fullani.   Kuvendi shtyu për në seancën e ardhshme votimin e projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.   Seanca plenare i mbylli punimet rreth ores 12:45.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›