E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe ndër të tjera diskuton "Progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, 2009".

  Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe ndër të tjera diskuton "Progres raportin e  Komisionit Europian për Shqipërinë, 2009. Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 15 tetor 2009, ora 17.00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare, datë 5.10.2009.
2. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit.
3. Projektligj Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OTTO-AL, SHPK-së.
4. Projektligji Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9663, date 18.12.2006 Për koncensionet të ndryshuar.
5. Projektligj Për obligacionet e shoqërive Aksionere dhe të Qeverisë Vendore.
6. Projektligj Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, datë 6.5.1998, Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992, Për pasurinë e sindikatave.
7. Projektligji Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë.
8. Projektligj Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit të vitit 2008. Për votim 1. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit.
2. Projektligj Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe SESIF GROUP, shpk-së.
3. Projektligj Për autoritetin rrugor shqiptar.
4. Projektligj Për përcaktimin e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës.
5. Projektligj Për një ndryshim në ligji nr. 8306, date 14.2.1998, Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rendësi të veçantë, të ndryshuar.
6. Projektvendim "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme të Kuvendit".   Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët u përqendruan në çështjet e progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë,2009.   Në fjalën e tij para deputetëve, Kryeministri Berisha e cilësoi unik raportin, pasi fakton- tha ai  "se demokracia në Shqipëria funksionon". Më tej kryeministri Berisha u shpreh : "Me zgjedhjet e fundit, siç konstaton edhe raporti, Shqipëria rreshtohet me vendet demokratike të rajonit dhe më gjerë, të cilat vendosin mekanizmin themelor të demokracisë, votën e lirë, në piedestalin që ajo meriton". Kryeministri Bertisha  vlerësoi rolin e opozitës për plotësimin e standarteve në zgjedhjet e 28 Qershorit duke theksuar "angazhimin e saj për ndryshime të mëdha e të thella kushtetuese, me të gjithë përfaqësuesit e saj të pushtetit vendor, në përgjigje të ligjit për lista zgjedhësish më të mirat që kemi pasur në histori."
 "Është për të ardhur keq që ky suskse i çdo shqiptari, ky sukses që është mirëpritur nga mbarë komunitetit ndërkombëtar dhe është vlerësuar, është një kthyer në një zemërthyerje për opozitën shqiptare. U ndieva i kënaqur kur sot zoti Edi Rama vlerësoi raportin dhe shprehu vlerësimin e tij, por, natyrisht, shpresoj dhe uroj që raportin ta lexojë në përmbushje të të gjitha detyrimeve që ai ka, që ne kemi, sepse ky raport përbën një program të madh pune për ne. Ndaj dhe do të doja që zoti Rama të qëndrojë në lartësinë e detyrimeve që rrjedhin nga ky raport.
  Nga data 28 qershor e deri më sot nuk ekziston qoftë edhe një zë i vetëm në planet, dhe nuk ka mundësi që të gjithë të jenë miq të Sali Berishës, kurrën e kurrës, por qoftë edhe një zë i vetëm që të vërë në dyshim legjitimitetin e këtij Parlamenti, që të vërë në dyshim karakterin e këtyre zgjedhjeve.
Unë edhe një herë shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje zotit Rama të shqyrtojë në përputhje me raportin qëndrimin e tij dhe të Partisë Socialiste ndaj Parlamentit Kryeministri Berisha tha se raport progresi i KE do të jetë një program serioz pune për Qeverinë dhe për Parlamentin. "Në tetorin që vjen ne të kemi përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky raport, detyrime të cilat kanë tre qëllime kryesore: ta bëjnë demokracinë shqiptare më funksionuese, të bëjnë ekonominë e tregut në Shqipëri më funksionale, të bëjnë që shqiptarët të gëzojnë standardet europiane në jetën e tyre të përditshme"- u shpreh Kryeministri Berisha.   Seanca vijoi me diskutimet e deputetëve për projektligjet e parashikuara në rendin e ditës dhe miratimin e tyre. Seanca plenare i mbylli punimet në orën  21.00.
                             
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›