Presidenti i KE-së Jose Manuel Barroso i dërgon letër Kryetares së Kuvendit. Barroso: Pres me padurim zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Shqipërinë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori sot një letër të dërguar nga Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, të cilën ia dorëzoi personalisht ambasadori i KE-së, Helmuth Lohan.
Në letrën e tij Presidenti Barroso, ndër të tjera shkruan:
Kjo është koha e mundësive të mëdha si për Shqipërinë dhe për Evropën; koha kur qytetarët tanë presin nga ne, që të ndërtojmë për ta një të ardhme te begatë, të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë. Por, gjithashtu, sfida të reja na presin duke filluar me daljen nga kriza globale dhe përballimin e ndryshimit te klimës.
Kam shume besim se nëse ne mund të mbrojmë vlerat tona dhe te angazhojmë forcat tona për të arritur më të mirën, vitet që po vijnë do te na lejojnë te hapim rrugën që do ti japë formë suksesit tonë në dekadat e ardhshme.
Jam i kënaqur dhe i nderuar qe më është besuar udhëheqja e Komisionit, dhe pres me padurim zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Shqipërinë.