Margrit Wetzel:" Shqipëria, në rrugën e duhur për anëtarësim në BE. Gjermania do e mbështesë në këtë rrugë."
Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe drejtueses së Delegacionit të Bundestagut gjerman, anëtares Margrit Wetzel
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
Delegacioni i Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Margrit Wetzel, anëtare e Bundestagut, profesor Michal W.Limscheid Zëvendes, presidenti i Universitetit të Humboldit Berlin, Ulwrike Handke Leptien, drejtore e Departamentit në Bundestag kanë ardhur sot për të vazhduar një projekt shumë të rëndësishëm që Parlamenti Gjerman ka në mbështetje të projekteve të vendeve të ndryshme dhe të Parlamenteve të Europës e Amerikës në trajnimet që i bëjnë administrates. Ky bashkëpunim ka për qëllim institucionalizimin e mëtejshëm të këtij projekti dhe të mbështetjes që Bundestagu Gjerman i ka dhënë dhe parlamenteve të tjera europiane përfshirë dhe Parlamentit Shqiptar. Deputete e Bundestagut gjerman, Margrit Wetzel.
Ju falenderoj shumë për mundësinë që na dhatë për përgatitjen e projektit tonë që është shumë i rëndësishëm .Falënderoj zonjën Kryetare të Parlamentit Shqipëtar për praninë e saj, për bisedën që ne mundëm të zhvillonim së bashku. Projekti krijon mundësinë e të rinjve të kualifikuar që kanë përfunduar studimet në një fushë të caktuar apo që mund të jenë në profesione të ndryshme, për të ndjekur nga afër jetën parlamentare të Budenstagut Gjerman për një periudhë 8 mujore.
Partneritete të tilla kemi lidhur me 28 vende. Çdo ditë pranojmë 120 persona, të cilët vijnë në kuadër të programit të Budenstagut Gjerman, nga të cilat, tre aplikantë vinë nga Shqipëria. Në kuadër të këtij projekti të gjithë aplikantët ju jepet mundësia që për një periudhe 15 javore të mund të angazhohen në zyrat e një deputeti të Budenstagut të përjetojnë nga afër të gjitha praktikat parlamentare pranë këtij institucioni. Gjithashtu kandidatët kanë mundësi të regjistrohen edhe si studentë pranë universiteteve gjermane dhe ,ju jepet mundësia që të ndjekin leksione të ndryshme nga jeta politiko-shoqërore e Gjermanisë. Ky projekt në Gjermani zhvillohet nën kujdesin e Kryetarit të Bundestagut gjerman dhe, ne jemi të gëzuar që dhe me mbështetjen e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli të realizojmë këtë projekt. Shpresojmë shumë që ky bashkëpunim të institucionalizohet më tej në të ardhem dhe, ta vendosim mbi baza dhe më të forta.
Nëpërmjet këtij bashkëpumimi në nivel parlamentar të përforcohen më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona, në veçanti midis dy parlamenteve tona .
Ky është një projekt që jep kontibutin e vet dhe në zhvillimin e politikave për paqen sepse kur investojmë te të rinjtë e një vendi, kemi investuar në të ardhmen demoktratike të tij. Pyetjet e mediave . Televizioni Klan 1-Cili është qendrimi i Gjermanisë në procesin e përshpejtimit të statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë?
2-C vlerësim keni në lidhje me mungesën e pjesëmarrjes së opozitës në parlament ? Deputetja e Budenstagut, Margrit Wetzel- Në lidhje me pyetjen e parë, unë mendoj se është në dorën e gjithësecilit prej vendeve të vlerësojnë momentin, se kur duhet të bëjë kërkesën e tij për anëtar të BE. Mendoj se Shqipëria deri sa të pranohet anëtare e BE, duhet të ecë dhe të bëjë progrese të caktuara. Mendoj që është në rrugën e duhur për këtë.
Ne e respektojmë kërkesën e Shqipërisë dhe e mbështesim në rrugën drejt integrimit.
Në lidhje me pyetjen e dytë. Ne kërkojmë që të qëndrojmë larg debateve të brendshme të një vendi në lidhje më pjesëmarrjen e opozitës në parlament .Ne nuk kemi qënë në momentet e caktuara të këtij debati dhe kërkojmë të mbetemi jashtë politikave vlerësuese mbi të. Sigurisht që pjesëmarrja e opozitës në parlament është tejet e rëndësishme në mënyrë që të merren vendime për të ardhmen e vendit. Dhe nëse do ti lidhja të dyja pyetjet që ju sapo më bëtë, unë doja të theksoja faktin që pjesëmarrja e opozitës apo mbledhja e parlamentit në numrin e tij të plotë, është vërtet tejet e rëndësishme. Fakti që Progres Raporti i publikuar së fundi kërkon realizimin e reformave të rëndësishme për vendin, e bëjnë të domosdoshme mbledhjen e parlamentit në numrin e tij sa më të plotë. Deutsche Welle Radio - Cilat janë mundësitë për fusha të reja bashkëpunimi mes dy parlamenteve, tashmë është konfiguruar Parlamenti i ri gjerman Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli- Parlamenti i ri mblidhet në datën 28. Në raport me këtë mbledhje dhe me axhendën e këtij parlamenti, do të vendoset për atë që gazetarja parardhëse pyeti në fillim. Por ne kemi biseduar për shumë projekte të tjera të ardhshme midis Bundestagut dhe Parlamenti të Shqipërisë.
Besoj se jemi në rrugën e mbarë. Bashkëpunimi dhe forcimi I marëdhënieve mes dy parlamenteve tona është themelor. Aq më tepër që Gjermania është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në proceset e saj integruese në terma politike, ekonomikë, etj, më shumë se çdo vend tjetër. Ndaj dhe jemi shumë mirënjohës, dhe unë ia shpreha këtë mirënjohje delegacionit gjerman. Unë jam shumë e gëzuar që zonja Wetzel është këtu për të shprehur gadishmërinë dhe për projekte të tjera, për të cilët diskutuam së bashku në këtë takim .