E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare.

  Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, 13 Nëntor 2008,ora 10.00,nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:   1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60'). 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 10.11.2008.

3. Projektligj "Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë aleate për transformimin e (HOSACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NATO-s".

4. Projektvendim "Për miratimin e strukturës dhe organikës të punonjësve të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2008 - 2009".

 

  Për votim:   1. Projektligj "Për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë". 2. Projektligj "Për avokaturën e shtetit".   Jashtë rendit të ditës, deputetët diskutuan për çështjen e grevës së urisë të një grupi deputetësh dhe probleme të tjera.

 

Më tej deputetët miratuan me shumicë votash të gjitha pikat e përcaktuara në rendin e ditës së seancës.

 

Në fund të punimeve plenare Kryetarja e Kuvendit njoftoi deputetët se nga Prokuroria e Përgjithshme  ka mbërritur kërkesa për dhënie autorizimi  për fillimin e ndjekjes penale, ndaj deputetit Andis Harasani.   Seanca plenare i mbylli punimet në orën 13.00.


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›