E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, miratohet me konsensus të plotë kodi rrugor

Pas diskutimeve të gjata në komisione për kodin rrugor , ky projekt ka marrë votëbesimin e mazhorancës dhe të opozitës në parlament, duke votuar pro tij 115 deputetë.
 

Kodi mori votat e të gjithë deputetëve pas përfshirjes në të të amandamenteve të propozuar nga opozita në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Por ndërsa ka folur për kodin rrugor, kreu i transporteve Sokol Olldashi tha se tashmë ka ardhur koha që një kod i tillë të mos konsiderohet më si ligj i cilësuar, por të votohet në Parlament si ligj që kërkon shumicën e votave në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›