AK-ja kundërshton marrëveshjen Maqedoni-Serbi

Aleanca “Kuq e Zi” në Maqedoni ka reaguar sot në lidhje me marrëveshjen mes MPB të Maqedonisë dhe asaj të Serbisë për patrullimin e përbashkët të dy policive në rajonet Maqedonisë perëndimore të banuara me shumicë shqiptare të popullsisë.
Në një reagim për shtyp, AK-ja thekson se marrëveshja e nënshkruar mes dy ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankullovska dhe Ivica Daçiç është provokim i rradhës për të cilin shqiptarët do të reagojnë në kohën dhe në mënyrën e duhur.
“Marrëveshjet e tilla nuk i kontribuojnë realisht integrimit europian apo bashkëpunimit rajonal, por shtojnë akoma më shumë keqkuptimet dhe paragjykimet në rajonin e trazuar ballkanik” thekson AK-ja.
Gjithashtu alenca ka kërkuar që marrëveshja në fjalë të kundërshtohet dhe të shpallet e pavlefshme nga vendimmarja politike.