E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2012

Projektbuxheti i vitit 2012 ka marrë 71 vota të mazhorancës në parlament duke u kaluar në këtë mënyrë nen për nen dhe në tërësi.

Ndërkohë me votim mazhoranca rrëzoi edhe amendamentet e opozitës për këtë projekt.
 

Gjatë diskutimeve të këtij projekti opozita kërkoi që të hiqet TVSH-ja për disa produkte si dhe heqja e taksës progresive.
 

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se projekt buxheti do të mbështesë stabilitetin makroekonomik, por edhe projektin që do të zbusë efektet e krizës financiare globale. Më tej Kreu i financave i ka konsideruar demagogji propozimet e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së apo përgjysmimin.

Bode tha se opozita dëshiron ta kthejë vendin në vitin 2005 ku evazioni fiskal sipas tij ishte në përmasa shumë të larta.
 

Por në debatet për buxhetin deputeti Andis Harasani, i cili tha se duhet bashkëpunim mes palëve për të zgjidhur krizën. Ai kërkoi që të merren masa për çmimin e energjisë, që pritet të rritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›