E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj kritikon Thaçin e Pacollin për ndërhyrje në zgjedhje

PRISHTINE- Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të AKR-së Bexhet Pacolli që të mos e dëmtojnë demokracinë në Kosovë, ndërsa nga KQZ dhe KZAP ka kërkuar që të mos shndërrohen në, instrument të axhendave të qeverisjes, por të vihen në mbrojtje të votës së qytetarëve. Haradinaj i ka bërë thirrje edhe drejtoruit të policisë Sheremet Ahmetit që të mos lejojë vënien e policisë në shërbim të një partie të caktuar.

Gjendja e krijuar në Gjakovë në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe pas kësaj periudhe është komplot i kreut të PDK-së Hashim Thaçi dhe partnerit të tij të biznesit Behxhet Pacollit. Kështu tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, duke shtuar se qysh para fillimit të procesit AAK ka qenë në dijeni se do të ketë ndërhyrje të vet zotëri Thaçit dhe PDK-së direkt në manipulimin e votave anembanë Kosovës për të tërhequr vëmendjen në një pikë të caktuar në mënyrë që të gjitha proceset tjera të mbeten në hije.

“Me qenë se ne e dimë se ka pas involvime edhe nga SHPK-ja që ka ndihmuar partinë në pushtet në disa komuna, vjen deri te momenti që kanë hequr numrat e gradave dhe kanë mbushur kutitë. Njëkohësisht e dimë edhe për proceset e brendshme në qendrat e numërimit, ku ka pas mundësi me i shtuar Partisë Demokratike të Kosovës 30 mijë vota, nga personi i identifikuar me emër dhe mbiemër. Rezultat i kësaj tentative ka ndodhur edhe dhënia e rezultatit”, ka thënë Haradinaj.

Duke konsideruar se padrejtësisht janë anuluar rezultatet e zgjedhjeve në disa vendvotime, Haradinaj ka vlerësuar se në këtë proces subjekti i tij është dëmtuar për rreth 2 mijë vota. Sipas Haradinajt në raste të tilla KQZ duhet të rishpallë zgjedhje në ato vendvotime.

Lideri i AAK-së, po ashtu, nuk ka lënë pa kritikuar edhe qeverisjen aktuale duke thënë se vazhdimi i kësaj qeverisje do të degradojë vendin edhe më shumë.

Sipas tij pas atyre që ka ndodhur mes koalicionit humbës do të jenë qytetarët e vendit.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›