E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër Kurban Bajrami, Kreu i Komuniteti Mysliman uron besimtarët

TIRANE- Kreu i Komuniteti Mysliman, Selim Muca ka uruar gjithë besimtarët kudo që ndodhen, Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Ditë ku demostrohet sakrifica ndaj zotit të madhëruar- thuhet në mesazhin e kreut të Komunitetit Mysliman ku ai lutet për paqe dhe begati mes njerëzve.

“Gëzuar për shumë vjet festën e Bajramit Kurbanit, festë ku manifestohet heroizmi, sakrifica dhe devotshmëria ndaj zotit të madhëruar.
Kuptimi i dytë i therjes së Kubanit është ëpr të zbutur mardhëniet sociale mes njerzve më të pasur dhe njerzve më të varfër sepse nga mishi i Kurbanit, ditën e festës së Bajramit kanë pjesë edhe të varfërit.
Së fundi e lus zotin që ti begatojë myslimanët, ti afrojë ata mes tyre , por jo vetëm myslimanët, të gjithë njerzit ti afrojë mes tyre sepse ne kemi nevojë më shumë për dashuri për bashkim e për lumturi mes nesh.” u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›