E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 70 milionë euro borxh ndërtuesve

TIRANE- Kompanitë shqiptare të ndërtimit të infrastrukturës nuk janë paguar nga qeveria për punimet në projektet e rrugëve të kryera gjatë vitit 2008 dhe gjatë ëktij viti, përfshi këtu dhe përiudhën e fushatës elektorale.
Shoqata e ndërtuesve deklaron se bëhet fjalë për një borxh që kapërcen 70 milionë euro, i cili duhet të ishte paguar deri në muajin maj.

“Nga ana e institucioneve shtetërore ka një detyrim kontraktual të papaguar që arrin mbi 70 milionë euro. Bëhet fjalë për tenderat e bëra në vitin 2008 dhe që kanë vazhduar punimet edhe në vitin 2009 kur u ngarkuan me ritme të larta për fushatën elektorale”, u shpreh Maksim Muci, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.
Si pasojë e detyrimeve të papaguara, shoqëritë e ndërtimit rrezikojnë falimentimin.
“Këto shoqëri po shkojnë drejt falimentimit financiar në kushtet kur shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerjen e materialeve , pajisjeve dhe makinerive për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuara.” shpjegon Muci.
Shoqata e ndërtuesve kërko nga qeveria zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi, i cili është shoqëruar edhe me shkurtime masive nga puna. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›