E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci: Lushtaku nuk u intervistua

(E plotësuar) Avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arjanit Koci ka mohuar zërat se klienti i tij është duke u intervistuar.

“Nuk është e vërtetë se Sami Lushtaku është intervistuar sot nga Eulex-i. Ndërsa, për bastisje nuk kam njohuri”, tha Koci për Indeksonline.

........................

Prokuroria Speciale e Kosovës po vazhdon intervistimin e disa ish pjesëtarëve të UÇK-së në mesin e të cilëve është kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari, nën dyshimin për krime lufte, tranmeton RTK.

Ndërkaq, njënjësit special i policisë së EULEX-it ka nisur në orët e hershme një operacion bastisje të disa ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryesisht nga ana e Drenicës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›