Marrëveshja me Prishtinën kusht për rrugën e Serbisë drejt BE-së

Zyrtarja e lartë amerikane ka deklaruar se pret që Beogradi nëse zbaton marrëveshjen me Prishtinën do të jetë në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në BE dhe zhvillimit ekonomik.
Zëvendësja e Ndihmëssekretarit amerikan të Mbrojtjes Evelin Farkash, e cila ndodhet në Beograd, në një intervistë për të përditshmen “Politika” ka thënë se SHBA-ja mbështet faktin se Qeveria e Serbisë ka marrë përsipër rolin e pozicionit të liderit në rajon dhe ka pasur kurajon të bisedojë me Qeverinë e Kosovës dhe të arrijë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
E pyetur se cilat do të jenë sfidat më të mëdha të KF0R-it pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe nëse KF0R-i do të jetë i aftë të pengojë “dëshirën eventuale” të autoriteteve të Prishtinës që me dhunë të marrin kontrollin mbi veriun e Kosovës, zëvendësja e ndihmëssekretarit amerikan të Mbrojtjes tha se SHBA-ja është e përkushtuar për pjesëmarrjen e KF0R-it dhe mandatit të këtij misioni që nënkupton edhe mbajtjen e lëvizjes së lirë, transmeton qik-u njoftimin. “KF0R-i nuk është i pari që duhet të përgjigjet në atë rast, gjë që qeveria juaj e di, por nëse është e domosdoshme KF0R në kuadër të mandatit do të reagojë”, ka thënë Farkash.
Por ajo shtoi se nuk pret diçka të tillë dhe shpreson që gjërat do të kalojnë pa incidente./Indeksonlin