Kuvendi miraton grantin për sfidën e mijëvjeçarit
Kuvendi miratoi me 123 vota pro projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe SHBA-së, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit (faza e dytë)". Granti antikorrupsion, i ofruar nga qeveria amerikane, nxiti shkëmbimin e akuzave të ndërsjella mazhorancë-opozitë ndaj fenomenit të korrupsionit.
Përfaqësues të qeverisë vlerësuan se objektivi strategjik i marrëveshjes është reduktimi i korrupsionit, forcimi i rolit të ligjit dhe përmirësimi i lirisë ekonomike në Shqipëri. "Përfitimi i grantit prej 15 milionë dollarësh konfirmon vullnetin e qeverisë shqiptare në përpjekjet për mirëqeverisje dhe antikorrupsion, një vlerësim ky që vjen dhe nga pala amerikane", u shpreh në Parlament zv/kryeministri Genc Pollo. Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës së majtë, ndërsa e mbështetën marrëveshjen me qeverinë amerikane, përdorën tone kritike ndaj qeverisë, duke u shprehur se "ajo po mbron zyrtarë të saj të akuzuar për korrupsion". Me anë të kësaj marrëveshjeje, qeveria shqiptare, përmes agjencisë së SHBA-së, USAID, përfiton grantin me vlerë 15 milionë dollarë për realizimin e fazës së dytë të programit të pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit, thelbi i së cilës është lufta kundër korrupsionit.